Nëna e 4 fëmijëve të shpëtuar pas 40 ditësh në xhunglën e Amazonës ishte gjallë për 4 ditë pasi avioni i tyre u rrëzua. Më pas Magdalena Mucutuy u tha fëmijëve të saj që të largoheshin dhe të kërkonin ndihmë ndërsa ajo ishte shtrirë duke vdekur.
Duke folur për gazetarët, babai i fëmijëve, Manuel Ranoque, tha se vajza e tij e madhe i kishte rrëfyer se ishte nëna e tyre u kërkoi të “ikin” dhe të shpëtonin veten.
4 fëmijët, 3 vajza dhe një djalë, Lesly 13 vjeç, Soleiny 9 vjeç, Tien Noriel 5 vjeç dhe Cristin 1 vjeç u shpëtuan të premten. Ata u transferuan në një spital ushtarak në kryeqytetin e vendit Bogota.
“E vetmja gjë që 13-vjeçarja Lesly më ka thënë është se nëna e saj ishte gjallë për 4 ditë” – u tha Ranoque gazetarëve jashtë spitalit. “Para se ajo të vdiste, u tha atyre diçka të tillë si: “Largohuni nga këtu. Ju djema silluni si burra, siç është babai juaj. Edhe ai do t’ju tregojë të njëjtën dashuri të madhe që kam treguar unë për ju”, – tha ai.
BBC shkruan se kanë dalë disa detaje për kohën e fëmijëve në xhungël dhe shpëtimin e tyre të mrekullueshëm. Punonjësi i forcave të shpëtimit Nicolás Ordóñez Gomes tregoi momentin kur zbuluan fëmijët.