in

Si është e mundur, që një Kryeministër që nuk iu nënshtruaka Perëndimit (Amerikës), iu nënshtrua kaq lehtë e pa hezitim, pushtetit sllavomaqedonas!?

Shkruan: Idriz Morina

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të shtunën i është nënshtruar, sipas njoftimeve nga Presidenca përpjekjeve për dhunimin e të drejtave të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare, për shefat e shteteve.Madje, ajo ishte shtyrë me forcë nga një prej udhëheqësve të sigurimit të aeroportit të Shkupit, ndërsa sipas interpretimit të Enver Hasanit ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, ishte provuar bastisja e Presidentes.Sipas njoftimeve zyrtare të autoriteteve sllavo-maqedonase, situata ishte aq alarmante, sa mund të shkreheshin armët!Kurti gjatë vizitës në Shkup, dha tri deklarata të pamatura, të cilat janë diskutuar pjesërisht, por pa u thënë disa çështje, të cilat zbulojnë karakterin e tij si politikan dhe si person.Deklarata që u diskutua më së shumti është ajo, se foli për incidentin, provokimin ndaj shtetit të Kosovës, sikur ai mund të jetë shkaktuar edhe me faj të presidentes Osmani! Madje është habi se ngjashëm apo ishte në unison me të edhe Pacolli!Albin Kurti tha dje se duhet të priteshin hetimet, thuajse ndodhemi para një procesi gjyqësor, dhe këtë duke ia besuar në plotni një hetimi sllavo-maqedonas, i cili do ta ndriçojë rastin “në tërësi dhe hollësi”.Pra, duke e mohuar në tërësi raportin e Presidencës dhe të policisë së Kosovës, siç thuhet edhe në reagimin e sotëm të Presidencës (https://www.facebook.com/photo/?fbid=524892716866055&set=a.211962768159053).Kjo deklaratë dëshmi e përgënjeshtron Kurtin, kur në përgjigje të gazetarëve se si e vlerëson reagimin e institucioneve të Kosovës për incidentin, tha se nuk kishte të tillë, por se “ato mund të jenë bërë nga qytetarë”!Pra, reagimin e Presidencës, i bërë pa reagimin e drejtpërdrejtë të Osmanit, e konsideronte reagim qytetar! (shih reagimin paraprak të Presidencës ndaj autoriteteve maqedonase një ditë pas incidentit: https://www.facebook.com/photo?fbid=522559893766004&set=a.211962768159053)Po ashtu ai ka thënë mbase duke menduar ta zbuste situatën, se ishte përjetim i rëndë për Osmanin meqë ka qenë me familje – vajzat e saj.Duke analizuar të tria qëndrimet e tija, rezulton:Kurti thjesht ka gënjyer në konferencë me gazetarë, kur ka thënë, se nuk ka pasur deklarata institucionale, por, të ndonjë qytetari. Këtë e rikonfirmon reagimi i sotëm i drejtpërdrejtë ndaj tij i Presidentes Osmani!(https://www.facebook.com/photo/?fbid=524892716866055&set=a.211962768159053).Me këtë në njërën anë, ai ka treguar mungesën e karakterit të burrështetasit;Ka treguar pasinqeritet total ndaj shtetasve dhe votuesve të tij;Ka treguar se në esencë ai e përçmon presidenten Osmani, dhe madje e sheh fare të parëndësishme, sa shpreh keqardhje për rastin se mbase incidenti nuk duhej të ndodhte para syve të fëmijëve të sajë.Dhe ajo që është më e rëndësishmja, ai tregon mosrespekt kushtetues (sepse shefi i shtetit gëzon të drejta speciale edhe kur kalon transit në një vend me marrëdhënie të mira shtetërore – e konfirmuar kjo edhe nga ekspertët më të mirë dhe diplomatët), tregon se është arbitrar si në qindra raste të tjera, që është karakteristik e udhëheqjes në diktaturë dhe në autokraci (fatmirësisht këto nuk janë të mundura pas çlirimit të Kosovës)!Por, ajo që është lënë jashtë diskutimit deri më sot, dhe që ka rëndësi për një pjesë të opinionit, i cili po e mbështetë Kurtin, pa e kuptuar të vërtetën e sjelljeve të tij, është sjellja e tij nënshtruese ndaj autoriteteve sllavo-maqedonase.Një pjesë e madhe e mbështetësve të tij, dhe propagandës së tij, mundohet gjatë gjithë mandatit të tij të dytë ta portretizojë si të panënshtrueshëm ndaj Perëndimit, e veçanërisht ndaj SHBA-ve!Në fakt, siç e kam vënë re edhe më parë, ai pikërisht në mandatin e tij të dytë, tashmë gati të plotë, për dallim nga mandati i parë i prerë me rrëzim arbitrar, të cilin e korrigjoi Gjykata Kushtetuese (se shumica e krijuar – votat nuk kishin qenë të ligjshme), ka treguar nënshtrim të skajshëm, dhe në dëm të interesave shtetërore dhe atdhetare (Marrëveshja e Ohrit)!Por, pyetja është për t’i hapur sytë këta të nënshtruar të Kurtit, se si është e mundur, që një kryeministër që nuk i nënshtrohet Perëndimit (Amerikës), iu nënshtrua kaq lehtë dhe pa hezitim, pushtetit sllavomaqedonas!?Më së paku i nevojitet Kurtit, dhe assesi Kosovës, një përplasje e brendshme institucionale, ndërmjet krerëve të shtetit, kur vendi ndodhet para mundësisë së përplasjes me shtetet e Kuintit në përpjekje për ta hapur urën qendrore mbi Ibër, ku vazhdon të qëndrojë KFOR-i, tashmë më shumë se 24 vite!! 

Murati, bashkatdhetarëve: Mos paguani policat e sigurimit kufitar

Drenica dhe Lëvizja e Deçanit heroike po e shpëtojnë kombin shqiptar nga bandat e islamit politik!