in

Si duket nga dje, SHBA dhe Evropa, i ndanë rrugët e tyre

Sherif Ramabaja

Konferenca për Sigurinë në Mynih të Gjermanisë ishte pritur me interesim të jashtëzakonshëm, kësaj radhe, nga shkaku se aty pritej nënsekretari amerikan nga kabineti i presidentit Trump, JD Vance.

Siç raportojnë politikanët kryesor gjerman, takimi me nënsekretarin JD Vance para se ta mbante fjalimin në Konferencën e Sigurisë, ishte shumë i përzemërt dhe tejet miqësor.

 Ishte biseduar edhe për kërkesën që në bisedime mbi Ukrainën të përfshihen gjithsesi Ukraina dhe EU etj. por pastaj të gjithë ishin befasuar nga fjalimi që JD Vance kishte paraqitur para të pranishmëve në konferencë.

Rreziku nuk u vjen as nga Rusia e as nga Kina, por rreziku kryesor u vjen nga brendësia e juaj, ua tha JD Vance, në fytyrë evropianëve. Evropa nuk është demokratike, derisa e shtyp fjalën e lirë, ua ceku edhe këtë mes tjerash.

 JD Vance paraqiste vetëm akuza ndaj EU, por më së shumti gjermanët mbetën të habitur me apelin kur JD Vance kërkoi të thyej muri dhe të bashkëpunoni me partinë e ekstremit të djathtë AFD, e cila është një parti naziste.

New York Times i përshkroi fjalët e Vance në lidhje me Gjermaninë si “një ndërhyrje e pazakontë në politikën e brendshme të një aleati demokratik amerikan”. Kanali televiziv amerikan CNN po ashtu e përshkroi fjalimin e Vance si një “sulm të mprehtë” ndaj aleatëve evropianë. Vance po minimizon “kërcënimin e vazhdueshëm nga Rusia dhe Kina” – “në një kohë kur miliarderi i teknologjisë dhe aleati i shquar i Trump, Elon Musk po forcon lëvizjet e ekstremit të djathtë në Evropë, pa asnjë kritikë publike nga Shtëpia e Bardhë”.

Ndaj fjalimit të JD Vance pati reagime edhe nga politikanët gjerman duke filluar nga kryetari Steinmeier, ministri i mbrojtjes Pistorius, ministrja e jashtme Annalena Baerbock, kurse një ditë më pas po ashtu edhe bundës kancelari gjerman Olaf Scholz. Reagimet nga ana e tyre ishin të fuqishme. Për demokracinë, mbrojtjen e saj dhe zgjedhjet, vendosin vetë zgjedhësit tanë, u përgjigjën ata njëzëri.

Pra sipas shumicës së politikanëve, ekspertëve, institucioneve dhe mediave nga sot rrugët SHBA Evropë, janë të ndara.

 Kjo u vërtetua edhe me rastin e çështjeve të mbrojtjes kur nënkryetari amerikan Vence, evropianëve ua kërkoi se mbrojtja është barrë e juaja personale, duke kërkuar që ta rrisin buxhetin për mbrojtje në pesë përqindje, që për shumicën do të ishte një kërkesë e paarritshme.

Sipas Vence, SHBA do të angazhohen në Pacifik, kurse çështjet evropiane janë tuajat. Me këtë mund të nënkuptohet edhe kapitullim i Ukrainës, kur dihet se Evropa pa përkrahjen amerikane, nuk mund ta mbaj në këmbë Ukrainën.

Çfarë mund të thotë kjo për Kosovën ?

Na pëlqeu apo jo, që nga dje edhe Kosova hynë si problem evropian. Me hyrjen e Kosovës në paketën evropiane, duhet të mendojmë se si tash e tutje? Pa humbur kohë Kosova duhet të veproj në përpunim të një strategjie, se si do të mbrohemi nga Serbia.

Të mbetesh nën mëshirën evropiane, është sikur ta pranosh kapitullimin. Evropa nuk është në gjendje ta mbroj veten, e mos të flasim që t´i dal dikujt në ndihmë. Këtë e thonë haptas politikanët dhe institucione gjermane, duke u bazuar në hulumtimet nga inteligjenca e tyre shtetërore.

Ajo që ngjet nesër me Ukrainën, shumë lehtë mund të merret si model edhe për Kosovën, prandaj të veprohet pa humbur kohë në shtimin e kapaciteteve ushtarake dhe të fillohet me një armatosje cilësore dhe gjithëpërfshirëse.

Kosova mund t´i bëj ballë Serbisë, nëse arrihet aleancë me fqinjët, sidomos me Kroacinë. Rusia do të jetë e dërmuar dhe e dobësuar, ushtarakisht dhe ekonomikisht nga lufta me Ukrainën, prandaj nuk pritet të jetë ndihmë e madhe për Serbinë. Të shpresojmë që kësaj here shqiptarët nuk do të jetojnë me teoritë konspirative, ndoshta na shpëton dikush!

 

Shqiptarët bëhen me qendër kulturore në Kutinë të Kroacisë

17 Shkurti dhe ngritja e dollisë