in

Si do të jetë moti gjatë dy ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se gjatë dy ditëve të ardhshme, në vendin tonë, do të jetë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar. Për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, nuk parashihet të ketë ngrica, kurse mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Lini një Përgjigje

Ibrahimi: Kushtetuesja s’mund të fajësohet për dështimet e klasës politike

Glauk Konjufca u reagon Dakës dhe KQZ-së