in

SHTYPI SUEDEZ PËR VRASJEN E CENO BEJ KRYEZIUT (1928)

Shuquri S-Sejdijaj

CENO BEU VRITET NË GJYQ NGA BASHKATDHETARI I TIJ

Fazë senzacionale në dramën shqiptare

Një shërbetor i vëllait të ministrit të vrarë shtin me armë ndaj vrasësit

Nga korrespondenti i Dagens Nyheter.Pragë,01.12.1928,e premte

Vrasësi i ministrit shqiptar në Pragë, Ceno Beut, studenti shqiptar Alqiviadh Bebi u vra sot gjatë seancës gjyqësore para jurisë gjyqësore nga një shqiptar i cili kishte zënë vend në bankat e publikut. Gjyqëtari sa kishte mbaruar seancën për të bërë një pushim prej katër orësh, kur papritmas nga pjesa e pasme e sallës u dëgjua një krismë dhe u pa Bebi i gjakosur në kokë duke rënë para tryzës së gjyqëtarit. Korrespondenti i Giornale d´Italia, Vecchio, u godit poashtu nga një plumb duke pësuar lëndime të rënda.Atentati shkaktoi një situatë tepër të zjarrtë në sallë. Gratë u detyruan ti nxjerrin jashtë. Një anëtar i jurisë theu krahun në rrëmujën e krijuar. Nëse kishte të lëndura të tjerë nuk u mor vesh por ndërtesa e gjykatës u bllokua menjëherë.

Atentatori dhe Gani Beu, vëlla i ministrit të vrarë u arrestuan. Gani Beu ka një lidhje farefisnore me oborrin mbretëror shqiptar. Vëllai i tij i vrarë Ceno kishte qenë i martuar me një motër të Ahmet Zogut.

Gani Beu i shoqëruar me shërbyesin e tij Vuçiterna, gjë që është identik me atentatorin, kishte ardhë para disa ditësh në Pragë për të marrë pjesë në procesin kundër Bebit. Për të njohurit e tij ai kishte thënë se ky gjyq ishte më i pakëndshëm për te dhe miqtë e tij se sa për të akuzuarin Bebi. Gjatë seancës mund të rrjedhnin gjëra shumë të rrezikshme.

Gjatë seancës Bebi kishte pranuar se ai kishe marrë garancione nga një komitet politik shqiptar i cili edhe i kishte dhenë armë dhe para. Në mesin e të betuarve këtij i kishte rënë shorti që ta vriste Ceno Beun. Disa herë ai e pohoi se ishte i detyruar ta vriste në mënyrë që mos të vritej vet. Të dhëna tjera më të afërta nuk ka dhënë. Thjesht ai zbuloi se në vitin 1927 ndërsa po studionte në Romë kishte marrë urdhër që të shkonte në Beograd. Prej andej e kishin dërguar në Pragë.Vrasësi i Bebit në fillim refuzoi ta deklaronte emrin e tij. Në fund u arrit që të mësohet se ai ishte me origjinë nga Peja dhe quhej Zija Vuçiterna. Vrasja dukej se ishte një gjakmarrje. Para disa ditësh ishte bërë një takim me farefisin e Ceno beut me ç´rast ishte marrë vendim që Bebi duhej të hiqej qafe.

Dyshohet gjakmarrje nga vëllezërit e Ceno Beut

Nga korrespondeti i Dagens Nyheter, Pragë, e premte

Në atentatin në sallën e gjykatës u plagos gazetari italian.

Gjendja e Vecchios është serioze. Mjekët ndërkaq shpresojnë se mund t´ia shpëtojnë jetën.

Vrasësi Vuçiterna është marrë në hetim. Ai ishte në shërbim të Gani Beut për shumë vite. Ka pohuar ndërkaq se vrasja nuk kishte qenë e planifikuar më herët.

Edhe Gani Beu është hetuar dhe ka hedhur poshtë me forcë bashkëfajësinë. Ai tha se ishte tmerruar kur kishte dëgjuar të shtënat. Dyshimet ndaj Gani Beut bazohen ndër të tjera në ligjin e pashkruar shqiptar sipas të cilit të afërmit e një të vrari e kanë detyrim të marrin hak.

Gani Beu vuri në dukje se ai ishte edukuar në Evropën Perëndimore dhe nuk e ndjen veten të detyruar në zbatimin e këtij ligji mesjetar.

Megjithë refuzimet e Vuçiternës dhe Gani Beut për motivet politike të vrasjes së kryer, ata po mbahën në polici.

Lini një Përgjigje

Kur edhe nataliteti trajtohej si dukuri nacionaliste

Danny DeVito: Gjyshja ime fliste në gjuhën gegë