in

Shteti sekular dhe identiteti ynë kulturor dhe kombëtar në rrezik!

Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe e ndikojnë atë dhe, aty ku politikanët flasin me gjuhën e klerikëve dhe ndjekin interesat e tyre, hap pas hapi fillon shembja e shtetit sekular dhe, po ashtu, fillon rrënimi i arsimit laik. 

Në këtë proces retrogard, evolucionet historike që kanë sjell emancipim iluminist,  zëvendësohen nga revolucionet fetare sipas modeleve të njohura ku  emancipimi dhe iluminizmi  zëvendësohet me klerikalizmin politik, që për viktimë të parë ka ndërrimin e identitetit kombëtar dhe qyetetërues në atë fetar,siç po ndodh me krijimin e etnive fetare në Sanxhak, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, me çka krijohen platformat për shtete mbi baza fetare.

Ky proces, në saje të pazareve të vazhdueshme të elitave të papërgjegjshme politike në pushtet dhe jashtë pushtetit me klerikë që ndjekin agjendat e tyre për shtete fetare, tashmë ka prekur edhe shtetin e Kosovës dhe karakterin e tij sekular me arsim laik, gjë që rrezikon  jo vetëm qenien e tij, por edhe karakterin kulturor të lidhur me përkatësinë e qyetetërimit perëndmor!

Lini një Përgjigje

“Kur Serbia kërcënon Kosovën, te ne debat për kulturën turke e arabe”

Vuçko Boriloviq, vrau 10 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë