in

Shtatore e Haki Tahës – në qendër të Gjakovës

Kopertinat e librit: Kush e vrau Haki Tahën, që sapo doli nga shtypi   

Haki Taha është gjakovari më i merituar në shtatëdhjetë vjeteshin e fundit. Haki Taha është ndër shqiptarët më trima në Dardani e në territoret etnike shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore. Miku im nga rrjeti social, Ben Oroshi e kishte një ide të qëlluar për ngritjen e shtatores së Haki Tahës në Gjakovë. Një shtatore duhet ta ketë në qendër të qytetit, por një shtatore duhet ta ketë edhe në Prishtinë, aty ku e bëri veprën heroike. Është turp që kujtdo tjetër të asaj kohe t’i bëhet shtatorja para Haki Tahës.Titistët e Enveristët do të përpiqen ta pengojnë me çdo çmim, por duhet të dalin këmbëngulës shqiptarët e Dardanisë (gjakovarët e prishtinasit).

Haki Tahën njërin ndër heronjtë e rrallë urban, edhe pas 70 vjetësh disa grupe enveristo -titistësh, por edhe njerëz që kanë rënë pre e manipulimeve djallëzore, përpiqen ta nxjerrin të dyshimtë. Të hutuarit, veçmas budallenjtë tru shpërlar  e internacionalistët proletarë janë të pashërueshëm.  

Miladin Popoviqin, emri i të cilit rëndon aq shumë mbi kurrizin e shqiptarëve më vrasje e komplote, prapë grupe komunistësh pro jugosllavë e enveristë duan ta nxjerrin të mirë që u ndihmoi shqiptarëve!  Më asgjë nuk e mbështesin mirësinë e Miladinit, as komunistët e Kosovës, as ata të Enver Hoxha që e vajtuan grarishte, ndërsa e kalojnë në heshtje trimërinë e burrit nga Gjakova.

Është e turpshme që vetëm një rrugicë qorre në Prishtinë me katër pesë-shtëpi ta mbajë emrin e Haki Tahës, trimit urban që e mbajti gjallë shpirtin luftarak të mosbindjes në kohën e dhunës më të egër serbe.

Lini një Përgjigje

Gërvalla zhvillon takime me homologët nga Austria dhe Bullgaria, flasin për të ardhmen e përbashkët evropiane

Intervistë me zotin Berisha, pasi e shpalli ditën e Revolucionit !