Shtatë persona vdiqën në Rusi, pasi pinë dezinfektues që përdorej për mbrojtje ndaj Coronavirusit.
Një grup prej nëntë vetave morën pjesë në një aheng të organizuar në fshatin Tomtor në Tatinksi.
Tre viktimat e para ishin 41-vjeç dhe dy burra të moshës 27 dhe 59. Gjashtë tjerë janë evakuuar me aeroplan të spitalit, ku janë dërguar me urgjencë në qytetin kryesor të rajonin Jakutsk.
“Janë regjistruar nëntë raste të helmimit me materie dezinfektuese, ku shtatë prej tyre ishin me fatalitet”, kanë bërë të ditur zyrtar të shëndetit publik në Rusi.
Viktimat kishin pirë lëndë dezinfektuese me 69 për qind metanol, që përdoret për pastrimin e duarve gjatë pandemisë.