Serbja Kandiç i mbron shqiptarët, kurse zyrtarët e mjerë shqiptarë e mbrojnë islamin
Zonja Natash Kandiç thotë se në shtetin e saj, në Serbi, ka shqiptarofobi, dmth frikë e urrejtje ndaj shqiptarëve, kurse politikanët tonë të çakorduar, në vend se të japin alarmin për këtë shëmti çirren: në Dardani ka islamofobi! Të njëjten gjë e bëjnë edhe në Shqipëri, i dalin zot islamit, ndërsa e ulin kokën para dhunës ndaj shqiptarit.
Zonja Kandiç brengoset për shqiptarët e nëpërkëmbur, kurse shqiptarët e çakorduar brengosën për një miliardë e gjysmë myslimanë.
Athua kaq shumë u djeg zemra për myslimanë, a islamofobinë e shpifur në Dardani, apo për paratë e turkut e arabit që ua ka çrregulluar mendjen.


