in

Shqiptarja më e bukur nga Kosova pushtoi tapetin e kuq në Venecia me një fustan që të gjithë e dëshirojnë

Modelja shqiptare Gresa Hoti ishte një nga bukuroshet më të spikatura në tapetin e kuq në Venecia.

Ndonëse dukej si një Irina Shayk me një fustan mëndafshi modelja Gresa Hoti ishte kryefjala në premierën e filmit L’Immensita.Me një fustan slip me prerje të ulët në ngjyrën e verës së kuqe, një model hit absolut për këtë vit që u vesh mbrëmjen e kaluar nga bukuroshja ruse Irina Shayk, shqiptarja arriti të krijojë një kombinim perfekt të elegancës dhe femres seksi.

 Ajo i mbante flokët me një topuz elegant, të depiluar dhe në këmbë kishte sandale të zeza femërore me rripa.Nisur nga profili i bukuroshes shqiptare në Instagram, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme modelingu me fushata nëpër kryeqytetet evropiane të modës dhe ka zbukuruar kopertinat e revistave të shumta.Gresa ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram foto nga parakalimi në tapetin e kuq dhe përdoruesit e rrjetit social të lartpërmendur, gjykuar nga komentet, janë të kënaqur me pamjen e saj.
Kujtojmë se Festivali i 79-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia do të mbahet nga 31 gushti deri më 10 shtator 2022.

Foto e kopertinës: SGP / ddp USA / Profimedia

Lini një Përgjigje

Nano para se të shkarkohej: 14 kriminelë na shpëtuan për shkak të dekonspirimeve

Arbën Xhaferi:”Të bëhesh turk qenka mirë, të bëhesh grek, serb, apo italian qenka mëkat”