in

Shqiptarët e shkretë, kalorës të islamit

Gani Mehmetaj

Nuk e kuptoj pse një kategori shqiptarësh dalin në mbrojtje të islamit pa ua bërë zoti me borxh. Pse e marrin kambanën e ogiçit, ndërsa sillen si dele. Nuk e arsyetoj mllefin e zemërimin e tyre, sikur të ishin bijtë e sheikëve të Arabisë, që u rrezikohet nafta, ndërsa janë katundarë të Llapit, Gollakut a të Rrafshit të Dukagjinit, që s’kanë lesh mbi vesh.  

Nuk e drejtuan asnjë kritik kundër serbëve që na bënë të këqija me thes, nuk shprehen asnjë mllef sa për sy e faqe kundër turqve që gati na shfarosën. Serbin e turkun nuk e zënë në gojë. Armiqësinë e mllefin e kanë më bashkëkombësit. Si ta përmendesh islamin e devijuar, nisin e të akuzojnë. 

Një situatë absurdi.Pse ia varin vetes në qafë barrën që nuk u takon? Janë një miliardë myslimanë të të gjitha racave, janë treqind milion arab myslimanë, që e përhapën islamin me gjak e më zjarr. Atyre u bie barra ta mbrojnë islamin, nëse e vlerësojnë që është i rrezikuar. Por të dalin shqiptarët e shkretë në mbrojtje të islamit, përderisa hallet e vështirësitë ua kanë mbuluar veshët, është marrëzi.

 Kombit të ndarë në pesë shtete asnjëri nga kalorësit donkishot të islamit nuk ia qajnë hallin. Luftojnë kundër mullinjve të erës.Sa më të shtypur që janë shqiptarët aq më shumë luftojnë për fe, duke e shpërfillur kombin, të drejtat  kombëtare . Serbët e sllavët e Maqedonisë i nxijnë muret e qyteteve me parulla ogurzezë “Vdekje shqiptarëve”, shqiptarët e mjerë çirren poshtë islamofobët. Shovinistët ua rrezikojnë kombin, shqiptarët lëshojnë kushtrimin për fenë, megjithëse e dinë që fenë islame nuk ua rrezikon, nuk ua merr dhe nuk ua lakmon askush.

I kuptoj, por nuk i arsyetoj armatën e shqiptarëve të shitur që e mbrojnë islamin. Por prapë skandalizohem: si është e mundur që për një grusht parash e rrezikojnë të ardhmen e kombit, të ardhmen e fëmijëve të tyre? Zot ruana nga ta, se nga Serbia na mbrojnë amerikanët.

Lini një Përgjigje

Turqia bëri thirrje të mos e quajnë më gjeldeti-çuran (“Turkey”), po Türkiye (Turqi)

Kancelari gjerman në Kosovë