in

Shqiptarët e Kosovës shpëtojnë turizmin/ Fundi i Gushtit sjell ne ‘Rrugën e Kombit’ radhën kilometrike

Lajmifundit.al

Ditët e fundit te gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur sot që në orët e para të mëngjesit në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit.

Rradhët ende vazhdojnë në këtë segment.

Mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobuzë  po i drejtohen bregdetit shqiptar.

Radhë të gjata ka pasur dhe në segmentin Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet.

Kujtojmë se në doganën e Morinit nuk ka kontrolle për qytetarët, pas një marrëveshje që është firmosur mes dy qeverive tona.

Lini një Përgjigje

Kushner: Rugova i ka mundur gjithmonë kundërshtarët e tij pa kërkuar ndeshje asgjësuese

Sodoma dhe Gomora biblike ishin në Jordan?