in

SHQIPTARËT DHE PESHA E TYRE NË GADISHULL

 Shekulli: Shkrimtari grek Vasili Vasilikos, ka shkruar kohët e fundit në gazetën „Le Monde“ se vepra juaj është, me sa duket një skicë e fshehtë e Shqipërisë së Madhe.

E kam parë këtë shkrim dhe më ka zbavitur. Ndoshta shprehja Shqipëri e Madhe, duhet zëvendësuar këtu me shprehjen „Shqipëri e Stërmadhe“, ngaqë po të nisemi nga projekti im i fshehtë dhe padyshim tepër djallëzor, në të do të futeshin edhe piramidat e Egjiptit edhe Stepa ruse edhe rrafshulta te Anadollit dhe ndonjë copë nga Muri Kinez, dhe hapësira të tjera që kam përmendur në librat e mia.

Sinqerisht s’do të më vinte keq që disa njerëz të merreshin me këto libra e të linin të qetë popullin shqiptar, që edhe pa këto marrëzira, ka mjaft andrralla mbi kokë.Kjo që thashë më lart duket si mahi, por nuk është aspak e tepruar. Ju e dini ndoshta se synimi shqiptar për një gjuhë të njëjësuar, synim i përbashkët i të gjitha kombeve europiane, është i interpretuar gjithashtu si pjesë e projektit për Shqipërinë e Madhe dhe kjo jo vetëm nga rrethe të huaja antishqiptare por edhe nga disa karagjozë shqiptarë, në Tiranë e në Prishtinë.

Shqiptarët nuk kanë nevojë as për Shqipëri të madhe as për Shqipëri të vogël, ata kanë nevojë për Shqipërinë e tyre natyrale brenda peisazhit demokratik europian. Nuk mund t’i kërkohen këtij vendi ligje të tjera nga ato që s’i kërkohen askujt.

Shqiptarët s’mund të merren as si gogol për të trembur të tjerët, as si nxënës shembullorë. Ata s’kanë nevojë për nofka lavdëruese, natyrisht as për fyerje.Shqiptarët do ta ripohojnë peshën e tyre, identitetin, gjithçka, jo duke u mburrur për shembull me papët me origjinë ilire, as me themelimin e dinastisë mbretërore egjiptiane (që për fat e kanë harruar), e as me profka të tjera të këtij lloji. Aq më pak mund ta pohojnë atë me revansh dhe me krime. Dihet që krimi është ngjitës, sidomos në hapësirën nervoze ballkanike. Për të patur të drejtën morale të dënojnë krimin e ushtruar ndaj tyre shqiptarët duhet t’i refuzojnë me ngulm hakmarrjen dhe krimin si mënyrë çlirimi nga e keqja. Ne duhet të mësohemi të dënojmë të keqen, racizmin tonë kur ai shfaqet, krimin tonë. Ti dënojmë jo për të larë gojen, për t’u paraqitur humanistë, por me bindje të thellë se rruga e krimit është rruga e katastrofës.

Ndonëse kemi pesuar dhunë nga serbet, s’duhet të kemi drojë të dënojmë me pasion hakmarrjen ndaj serbëve të pafajshëm, ndaj ciganëve e ndaj kujdo qoftë. Thuhet shpesh se nuk jemi racistë agresivë. Dhe përmenden raportet e shqiptarëve me ciganët ose me romët ose gipsët (ata që jo pa përçmim quhen jevgj).Mendoj, megjithatë, se ashtu si tumorin e keq e mbështjell shpesh një cipë e hollë, ashtu ndodh edhe me racizmin pasiv. Shumë shpejt ai mund të kthehet në racizëm veprues. Ne duhet t’i kishim mbrojtur më me vendosmëri ciganët dhe romët e pafajshëm në Kosovë kur ata u kërcënuan nga hakmarrja e verbër. Ne s’duhet të bënim asnjë lëshim kur ishte fjala për mbrojtjen e serbëve të pafajshëm.

Ne duhet të dënojmë ashpërsisht krimet e trafikantëve shqiptarë kundër kurdëve, kinezëve ose nevojtarëve të kombësive të tjera, që mjerimi i bie në mëshirën tonë. Për ne duhet të jetë i papranueshëm dhe kriminal humori i zi që bëhet me këtë rast me viktimat ngaqë janë të tjetër kombësie.Nga ky pastrim populli shqiptar nuk dobësohet. Përkundrazi.

(Intervistë në „Shekulli“, Tiranë, Tetor 2000)

Shqiptarët dhe pesha e tyre në Gadishull

Lini një Përgjigje

Lajmi që Rama po shet Det ka marr dhenë !

Rritje e rasteve të kriminalitetit në Kosovë