in

SHQIPONJAT PA KRAHË NË GJI TË LALËZIT

Nga Mehmet Elezi

Gjatë muajit gusht në Gji të Lalëzit dëgjoje disa gjuhë të huaja. Anglisht më shpesh. Pastaj gjermanisht. Frengjisht, spanjisht. Të vegjëlit i shqiptonin bukur, me theks origjinal, të mëdhenjtë me theks shqiptar, madje të dialekteve të shqipes. Të vegjëlit që i flisnin bukur gjuhët e huaja, nuk flisnin shqip.

Shumë mërgimtarë nuk u flasin shqipe fëmijëve. Janë të lodhur, s’kanë durim? Nuk e kuptojnë rëndësinë? Janë të kompleksuar nga prejardhja?

Më tha një herë ambasadori grek në në Bernë:-Çdo fëmijë me prejardhje greke këtu në Zvicër e njeh greqishten njësoj si çdo fëmijë grek në Athinë. Vullneti i madh i prindërve. Vullneti i madh i shtetit grek, që financon kokërr në kokërr mësimin e gjuhës greke në mërgatë.

Prindër shqiptarë nga mërgata, që s’u flasin shqip fëmijëve të vet, lëvizin me shqiponjën varur në qafë ose në tatuazh. Rrejnë veten. Shqiponjat e tyre janë pa krahë. Fëmijët që nuk dinë shqip nuk ndihen shqiptarë. Aq më pak kur të rriten.

Lini një Përgjigje

Vdiqen 41 dhe 11 të plagosur nga shpërthimi në një minierë në Turqi

Katër persona kanë vdekur në burgun famëkeq Evin të Iranit