Mediat e huaja e kanë konsideruar të jashtëzakonshme ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që përfundoi në barazim 2-2. Loja dhe rezultati vërtetuan se nuk ka më skuadra të vogla në turnetë e mëdha. Gjasula, i cili ndihmoi Kroacinë në pjesën e dytë që të përmbyste në 2-1 golin e Qazil Laçit, shënoi golin e barazimit 2-2 në kohë shtesë, ndërkohë që kuqezinjtë kërkuan edhe golin e fitores në sekondat e fundit.
Edhe pse në barazim 2-2, pas një ndeshje dramatike, në fund ishin kuqezinjtë ata të cilët festuan, pasi Kroacia pothuajse është jashtë kompeticionit.
Pas këtij barazimi, Shqipëria mban vendin e tretë në Grupin B. Spanja do të përballet nesër me Italinë dhe fituesi i ndeshjes do të mund të kualifikohet.
Shqipëria dhe Kroacia duhet të mposhtin përkatësisht Spanjën ose Italinë në ndeshjet e tyre të fundit për të hyrë në 16-shen e fundit.
Një mrekulli ndaj Spanjës, me një fitore të mundshme të kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet e radhës.
Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë, por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria.