in

Shqipëria nën një suIm masiv kibernetik

Selia e qeverisë ka reaguar pas suImit kibernetik që po ndodh në Shqipëri.

Në një njoftim për mediat, zyra e Edi Ramës bën të ditur se, për të mos dëmtuar të dhënat e qytetarëve, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht e-Albanian dhe faqe të tjera qeveritare.

Njoftimi i zyrës së shtypit të Kryeministrisë:

Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një suIm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.

SuImi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e suImeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminaI.

Lini një Përgjigje

Ka a s'ka muzikë serbe në bregdetin shqiptar?

Autorët e vrasjes së 3-fishtë në Fushë Krujë lanë armët në makinë