in

Shqipëria mposht Serbinë në Leskovc

Shqipëria mposht Serbinë në Leskovc, bën hapin e madh drejt Botërorit

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Serbinë, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në Leskovc.

Serbia dhe Shqipëria u përballen në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë arritën një fitore tejet të madhe në udhëtim tek Serbia, duke arkëtuar pikët maksimale dhe duke bërë hapin gjigant drejt Botërorit 2026.

Ndonëse ishte ekipi serb që e kontrolloi lojën më mirë në terren në pjesë e parë, megjithatë, kuqezinjtë përmes Rey Manajt në minutën e 45-1’ kaluan në avantazh prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë, skuadra serbe më të gjitha forcat e kërkonte golin e barazimit, duke bërë presion të vazhdueshme drejt portës së Strakoshës, megjithatë, serbët nuk ia dolën assesi të thyen mbrojtjen e Shqipërisë, derisa këta të fundit në minutën e fundit të kësaj sfidë përmes Bajramit kanë mundur të shnëojnë edhe golin e dytë.

Përfundimisht, Shqipëria mund Serbinë, dhe tashmë ‘blindon’ pozitën e dytë me 11 pikë të tubuara, pozitë që çon në ‘Play-off’, katër më shumë së Serbia, derisa Grupi K kryesohet nga Anglia me 15 sosh.  

Manaj shtang Serbinë, Shqipëria në epërsi

Kandiq: Kriminelët vendosën pushtetin në veri të Kosovës që nga viti 1999

Festime në Kosovë pas fitores së Shqipërisë