in

Shqipëria dhe Kosova hapin një pikë të re kufitare Shishtavec-Krushevë

Pas marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive në nëntor të vitit 2021, Shqipëria dhe Kosova kanë tashmë një pikë tjetër të përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë, ndërsa shumë shpejt pritet që banorët e zonave të brezit kufitar të lëvizin lirshëm në të dy shtetet.

Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë Ministrat e Brendshëm të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Xhelal Sveçla, si dhe drejtuesit e policisë në Shqipëri e Kosovë.  

Të dy ministrat nënshkruan më pas një Protokoll për Kryerjen e Veprimtarive të Përbashkëta të Kontrollit Kufitar në Shishtavec-Krushevë. Grupet e punës së dy Ministrive të Brendshme në Shqipëri e Kosovë po punojnë për zbatimin e marrëveshjes së tretë të nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverive në muajin nëntor 2021.

Kjo marrëveshje do të mundësojë lëvizjen e lirë të banorëve të zonave të brezit kufitar, 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës.

Lini një Përgjigje

SHBA: “Goditje e rëndë” për Kremlinin, Moska u fundos

BBC: Rusia shpall “non grata” kryeministrin britanik Boris Johnson