in

Shqipëria dekoron atdhetarët

Shkruan av. Zanfir Kryeziu

 

Pjesëmarrës i ftuar në ceremoninë e organizuar nga Presidenca si nip i Said bej Kryeziut.

                          

Në ceromonin e mbajtur në Tiranë me dt.20.02.2017 Presidenti Bujar Nishani në shenjë të vlerësimit të lartë për kontributin e vyer dhe të pamohueshëm,në përpjekje për rrëzimin e shtetit diktatorial hoxhist në Shqipëri, duke nxjerë në pah vlera të çmuara atdhetare, si dhe duke sakrifikuar jetën e tyre dhe të familjarëve për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe euroatlatike, me dekretin nr.10013 dt.20.02.2017  i jap “KOMPANISË 4000” Dekoratën e Lartë “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”.                                                                     

Kompania 4000 ishte një formacion ushtarak i formuar nga amerikanët me emigrant politikë antikomunistë shqiptarë, anëtarë të Legalitetit, Ballit Kombëtar dhe Agrarëve

të Said bej Kryeziut. Kompania ishte krah i armatosur i Komitetit Kombëtar Shqipëria

e Lirë që vepronte si qeveri në mërgim.Në vitet 1950-1951, kompania kreu 4 desantime kryesore. Disa anëtarë të kompanisë u vranë, 4 u burgosën dhe një u dënua me vdekje.

Një pjesë e mirë e të desantuarve,mundën të largohen nga Shqipëria.Nëse aksionet e kompanisë do të ishin të mbara, sikur mos të ishte fenomeni”Filbi” dhe po të merrej seriozisht Shqipëria nga Perëndimi,ndryshimi që erdhi në vitin 1990,do të ishte realizuar qysh në vitin 1950/51 siç thotë historian i mirënjohurë Kastriot Dervishi nga Tirana.

Në fjalën e rastit të mbajtur gjatë ceromonisë të dekorimit,presidenti Nishani theksoj se ceromonia solemne,ka për qëllim jo vetëm të shkundi pluhurin e harresës nga përpjekjet dhe sakrificat sublime të disa shqiptarëve atdhetarë, por edhe t’i vendosë ata denjësisht atje ku e kanë vendin,në piedestalin e heronjve liridashës shqiptarë,duke vlerësuar në  këtë mënyrë gjithçka bënë për tokën tonë të shtrejtë.

Burrat dhe djemtë që u rreshtuan vullnetarisht në radhët e Kompanisë 4000 në fund të viteve 1940-të dhe fillim vitet 1950-të ishin njerëz që lirinë e kishin vënë mbi çdo gjë tjetër, edhe mbi jetën e tyre dhe familjeve të tyre. Ata qenë shqiptarë në mërgim që u stërvitën nga aleatët tanë perëndimorë me synimin e vetëm për të përmbysur një regjim totalitar. Ata ishin Abaz Kupi, Abaz Ermeni, Hasan Dosti e shumë të tjerë nga Shqipëria, por përkrahë tyre kishte edhe Kosovarë të prirë nga Said bej Kryeziu nga Gjakova, të cilët në Historinë e Kombit tonë zënë një vend të nderuar. Të gjithë këta i bashkonte gjëja më e shtrejtë:Ideali për një Shqipëri të lirë etnike, demokratike të pavarur dhe properendimore.

Sot, vazhdoj presidenti në përvjetorin e 26-të të shembjes së shtatoreve të diktatorit, ne duhet të kujtojmë me krenari se anëtarët dhe rekrutët e “Kompanisë 4000” ishin ushtarët e parë shqiptarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut që u rekrutuan,u stërvitën dhe erdhën me misionin e qartë politik dhe ushtarak për të luftuar e përmbysur regjimin më antipopu- llor të historisë së Shqipërisë. Ishin ata që dhanë jetën e tyre për liri dhe demokraci, për të njëjtat vlera dhe parime mbarëkombëtare, për të cilët sot ushtarakët tanë po operojnë në kuadër të NATO-s anembanë botës, kudo ku këto vlera po rrezikohen dhe kërcënohen. Ata lindën në këtë tokë,jetuan,luftuan dhe vdiqën duke derdhur gjakun e tyre të pastër prej shqiptari.Këto sakrifica kurrsesi nuk duhen lënë të nëpërkëmben,por as të harroh- en.Përkundrazi, është detyrë dhe përgjegjësi e gjithësecilit prej nesh, e institucioneve shtetërore, e aktorëve dhe publikut, e çdo individi që të kujtojë, t’i nderojë e t’i  trans- metojë si trashëgimi tek brezat që vijnë,për të reflektuar dhe për të pasur frymëzim mbi rëndësinë e dimensionit që ka liria, e cila kurrë nuk është falur, por gjithmonë është rrëmbyer me gjakë, e cila ka nevojë gjithmon të ruhet dhe mbrohet me gjakë.

Eshtë e pamundur të flasësh në një ceromoni për dimensionin atdhetar dhe sakrificat e shumta të atyre njerëzve, që ishin të gatshëm të sakrifikonin për kauzën e lirisë dhe të drejtimit të Shqipërisë nga Perëndimi.                                                                            

                    

Lini një Përgjigje

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë, reagon kryeministri Netanyahu

Kush s’pe do Erdoganin, osht tradhtar!