Amerika po e bën Ushtrinë e Kosovës! Pse heshtë,ke halle tjera ti! Shqipëri ki kujdes , se përditë e më shumë po futemi në pellgun e madh të zhbërjes. Shqipëri edhe një gjë , i ke hallet tua por pa Kosovë nuk ka Shqipëri. MOJ SHQIPËRI QË NUK JE ASKUND!
Nga Fahri Xharra
Më falë Shqipëri që të rëndova ndoshta edhe të lëndova! Më fal! Por i pezmatuar nga ato që po lexoj për ne e mbi ne, ta mbushin zemrën plot vaj. Si lejohet që çdo kush të shkordhet mbi ne, e ne të heshtim? Si lejohet, e gjithë ajo energji e mohuesve të shkarkohet mbi ne?
Dhe Shqipëria heshtë, nuk bëzan!Që nga koha e Ismail Qemalit, neve nuk patëm njerëz të denjë të politikës që ti dalin zot atdheut. Na erdhi Esat Pasha me dum`babën, e pastaj deri te mbreti Zog, sa qeveri i ndërruan, pastaj mbreti, pastaj fashizmi, pastaj Enveri që me çdo kusht donte të hyj në histori me marksizëm – leninizmin e tij, donte ta rrënojë “ imperializmin” dhe “revizionizmin “ në botë .
Pastaj Ramiz Alija, Sali Berisha, Fatos Nano dhe tani Edi Rama, asnjë nga këta, asnjë për komb. Le ta shikojnë historinë e tyre udhëheqëse te gjallët dhe kurse për ata që na i kanë marrë të ligat, le të hapin sytë trashëgimtarët dhe të na tregojnë një sukses kombëtar. Asnjë !
Historia e ka ndërruar strategjinë e poshtërimit ndaj nesh, ndaj shqiptarëve, ndaj Shqipërisë ! Shqipëria duhet ta dijë që është e rrethuar me dhelpra të politikë -bërjes. Shqipëria dhe shqiptarët duhen ta kuptojnë që politika e 200 vjetshi të fundit në Europë ka ndryshuar. Shqiptarët duhen ta dinë që Serbia dhe Greqia politikisht janë shumë të formuara , nuk janë aq të lehtë.Shqiptarët duhet ta dinë se pse përkundër përpjekjeve ruso-turke , Shqipëria mbeti në kufijtë e 1912-tës. Shqiptarët duhen ta dinë se sa i mençur ishte kalkulimi që të mbetet kjo Shqipëri ashtu e cunguar .Pra vetëm të shpëtojë si një oazë e vogël i shqiptarisë . Ishin kohët e vështira edhe për ne por edhe për vendim-marrësit e cungimit territorial.E mendoni sikur lakmia ruse ( 1912 ) t ‘ishte më e madhe se sa dashamirësia e Europës , ku do të ishin shqiptarët sot ?
Jo , nuk ia kemi aspak falënderimin kësaj Shqipërie të vogël që e mbështeti Europa.Europa na e ktheu borxhin , na e dhuroi Kosovën e pavarur, qëllimet ishin për një vazhdimësi të shlyerjes së faturave të saja të « gabuara «E dini që ne i thamë : « Boll « nuk na duhet më shumë , se nuk e duam !Ah moj Shqipëri që nuk je askund ! Të kemi nënë e nuk guxojmë asgjë që të themi .
Por , nga pezmi e kam : « Më falë Shqipëri që të rëndova ndoshta edhe të lëndova ! Më fal ! Por i pezmatuar nga ato që po lexoj për ne e mbi ne, ta mbushin zemrën plot vaj. Si lejohet që çdo kush të shkordhet mbi ne, e ne të heshtim? Si lejohet, e gjithë ajo energji e mohuesve të shkarkohet mbi ne? »Shikoni, të heshturit e Shqipërisë, Serbia nuk është për tu injoruar, sepse ajo kryen shërbime të mëdha në mohimin dhe shtrembërimin e historisë sonë, Librat e saja janë të pa numër , dhe të gjitha me një qëllim : Mohimin e shqiptarisë.Shikoni ju të heshturit e Shqipërisë se si ju mashtron greku, se për Turqinë dhe Serbinë as mos të flasim.Shqipëri , me gjendjen tënde dhe njerëzit që të mbajnë në arenën ndërkombëtarë nuk je askund.Nuk je e re si shtet-formuese , e kalove shekullin ; por, kot së koti asgjë më shumë nga ti.
E di , që do të më shajnë pas këtij shkrimi por nuk munda ndryshe ; kur nëna është e lodhur , pa autoritet , pa krenari vështirë e kanë bijat e saja të gjenden ballë përballë me hienat që i rrethojnë.Të gjithë mendonin se « buzë Adriatikut , rreze do të lëshojë Shqipëria » por u mashtruam .E ne, na qoftë për marre e për turp , kënaqemi me një ideologji antikombëtare, i lejomë krymbat e huaj t`i lëshojnë larvat e tyre që vështirë çrrënjosen.Shqipëri kujdes, sa herë i duhesh Kosovës duhet të ndodhë diçka tek ti !Shqipëri, Amerika po e bën Ushtrinë e Kosovës! Pse heshtë,ke halle tjera ti !Shqipëri ki kujdes , se përditë e më shumë po futemi në pellgun e madh të zhbërjes.Shqipëri edhe një gjë , i ke hallet tua por pa Kosovë nuk ka Shqipëri.