in

Shpifjet dalin nga goja e njerëzve të shpifur

Shkruan: Emira Selimi

Gënjeshtrat dhe trillimet dalin nga goja e njerëzve të shitur, të cilët xhepat e tyre i mbushen duke ju shërbyer agjentave anti shqiptare. Sado që mundoheni të tregoheni se ne jemi të pastër, më vjen keq, këto trillime nuk ua përbinë askush, përpos atyre tipave që janë sikur ju.

Të shpifësh pa argumente është njejtë sikur ta marrësh guximin të notosh në mes të oqanit pa ditur not! Në Shqipëri dhe Kosovë ndjehem njeriu më i lumtur në botë, unë do jetoj në një vend ku liria e shprehjes respektohet, dhe çdo gazetar/e që në dorë ka fakte vlerësohet. 

Unë nuk dorëzohem, deri pikën e fundit do të flas, por do të flas me fakte. Edhe larg Shkupit do flas për Shkupin. Shpifjet zbulohen por edhe shpifësit dënohen.Të vërtetat do dalin në shesh, dikujtë kjo edhe nuk i konvenon, pasiqë dihet shumë mirë se çfarë interesi kanë. Kam nevojë ta ndjejë DEMOKRACINË, Prishtina edhe Tirana 

Unë nuk jam e vetëm. 

Lini një Përgjigje

Gazeta që sfidonte ndalimin e të vetmes së përditshme shqipe në Kosovë

A do të dërgohet FSK-ja në një Iuftë NATO-Rusi në Ukrainë