in

Shpëtim Pollozhani: Nuk jemi shqiptarë të Maqedonisë, jemi shqiptarë të Shqipërisë që jetojmë nën Maqedoni

Shpëtim Pollozhani i Shoqatës e të Burgosurve Politikë në Maqedoni, në profilin e tij në Facebook ka rikujtuar se si mediat e Shqipërisë kohë me parë na emëronin si maqedonca kurse sot na thonë shqiptarët e Maqedonisë.

Nga ana tjetër ai sqaron se jemi pjesë e popullit shqiptar që do të thotë se ne jemi shqiptarë të Shqipërisë që jetojmë nën- në Maqedoni. “Jo shumë kohë më parë mediumet e Shqipërisë na emëronin si Maqedonca kurse sot na thonë shqiptarët e Maqedonisë.

Ne nuk jemi shqiptarë të Maqedonisë. Ne jemi shqiptarë që jetojmë nën Maqedoni ose thënë më butë në Maqedoni.

Sa për dijeni të atyre që nuk e dijnë, në Kushtetutën e shtetit (FYROM) i thënshin shtet, për ne të FYROM- thuhet se jemi pjesë e popullit shqiptar që do të thotë se ne jemi shqiptarë të Shqipërisë që jetojmë nën- në Maqedoni (ju merreni si të doni).”, ka shkruar Shpëtim Pollozhani në Facebook.

Lini një Përgjigje

Një koncert operistik, tri ekspozita…

Vjosa Osmani prezanton potencialin ekonomik të Kosovës para përfaqësuesve të bizneseve zvicerane