Një shpërthim tronditi një xhami në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshawar mëngjesin e kësaj të hëne, duke plagosur të paktën 90 persona, tha një zyrtar i policisë lokale për Reuters. Në të njëjtën kohë, informacionet e para nga mediat lokale flasin për të paktën dy të vdekur nga shpërthimi që i atribuohet një kamikazi.
Shpërthimi ndodhi në një xhami ku një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për t’u lutur, tha zyrtari i policisë Sikandar Khan. “Një pjesë e ndërtesës u shemb dhe shumë njerëz besohet se janë bllokuar,” shtoi Khan.
Mohammad Asim, një zëdhënës i spitalit Lady Reading në Peshawar, tha se 90 të plagosur po trajtoheshin atje, disa në gjendje kritike.
Videot e publikuara në mediat lokale treguan njerëz të mbledhur rreth një muri të shembur të xhamisë dhe të plagosurit e tjerë që dërgoheshin në spital me automjete