Shqiptarët në festë, për herë të parë në histori flet shqip Kampionati i Malit të Zi.
Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit është kampion i ri i Malit të Zi.
Ky është titulli i parë në histori për klubin shqiptar, pothuajse një shekull që nga themelimi, që nga viti 1926!
Djelmoshat e presidenti Pal Dreshaj shkëlqyen në Nikshiq ndaj Sutjeskës, duke triumfuar me rezultat 1:0 dhe siguruan titullin e kampionit.
Festë në Tuz e në Malësi, një sukses historik.
Futbollisti Drazho Bozhoviq në minutën e 35-të ka realizuar për fitoren e madhe.
Në minutën e 39-të, Leon Ujkaj është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe duke lënë me një lojtar me pak Deçiqin.
Në minutën e 86-të, fat për Deçiqjn, Markoviq nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra qëlloi tërthorësen.
Deçiqi është kampion i ri me 67 pikë, ka 6 më shumë se Buduçnosti e Mornari dhe Sutjeska renditet në vend të katër me 53 pikë pas javës së 35-të (java e parafundit.