in

Shoqatat turke po na i marrin nxënësit më të mirë

Çfarë bëjnë Tirana dhe Prishtina? Megjithatë, te Prishtina i kemi shpresat, sepse Tirana që moti e ka mbyllur këtë çështje!

Jetnor Hoxhallari

Shoqatat turke në Shkup vlojnë. Sponsorizohen me miliona për qëllime dhe agjenda të huaja!.︎Po na i marrin nxënësit dhe studentët më të mirë me ‘brain wash’!

Ku veprojnë lirshëm agjentët? Sigurisht që në një vend ku ka krizë ekonomike, politike dhe kulturore!  Rinia jonë bëhet kurban kur e sheh se nga vendi i tij nuk i premtohet perspektivë dhe ai/ajo e kërkon perspektivën diku tjetër. Mirëqenia dhe jo vetëm, e bën tjetrin që të zhvishet nga identiteti i tij dhe, shumë lehtësisht, të vesh një identitet tjetër! Po fajet kush i ka? Natyrisht që fajet i kemi ne që nuk veprojmë dhe i lëmë në terrin e harresës dhe pastaj rrënkojmë se çfarë na gjeti! 

Prishtina dhe Tirana zyrtare do të duhej që të hapnin shoqata shqiptare për të shtrirë ndikimin e tyre!. ︎Megjithatë, te Prishtina i kemi shpresat, sepse Tirana që moti e ka mbyllur këtë çështje! Këmbanat po bien, por ne nuk duam t’i dëgjojmë! Epo, mos të ankohemi kur t’i hapim sytë dhe të shohim fëmijët tanë duke na goditur me kamxhikun e huaj. Kjo është një gjamë e vërtetë! Regjistrojeni këtë dhe do të flasim pas disa viteve, sepse ne jemi mësuar të mos parandalojmë, por të presim që e keqja të trashet derisa të mos mundemi as t’i rezistojmë më.

Lini një Përgjigje

Demaçi: I them Po Serbisë e Greqisë, dhe Jo Ibrahim Rugovës

Serbia në Tiranë, nënshkruese e deklaratës që Rusinë e cilëson agresore