in

Shoqata Nikaj-Merturi mbështet nismën për vendosjen e bustit të Gani Kryeziut në Sheshin “Vëllezërit Kryeziu”

Kryetari i Shoqatës Nikaj – Mërturi, Gjin Progni

 

I/e nderuar Z/Znj. Kryetar i Kuvendit Komunal, Arbëresha Kuci!

Të nderuar asamblista të Kuvendit Komunal të Komunës së Gjakovës!

Shoqata “Nikaj – Mërtur” është e rregjistruar në Rregjistrin e Organizatave Jofitimprurëse të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin me Nr. 1360, datë 20.04.2005 të kësaj Gjykate.Në aktin e themelimit të saj, Shoqata ka patur dhe ka të përcaktuar si qëllim thelbësor promovimin e vlerave më të mira dhe të gjithanshme që ka patur në shekuj Nikaj – Mërturi.Një nga qëllimet e Shoqatës tonë është edhe promovimi i figurave të shquara historike, atdhetare të krahinës së Nikaj – Mërturit si dhe të figurave të cilat edhe pse nuk i përkasin krahinës së Nikaj – Mërturit, kanë patur lidhje direkte me këtë krahinë dhe me Malësinë e Gjakovës pjesë e së cilës është edhe krahina e Nikaj – Mërturit.Në vitin 2012 Shoqata Nikaj – Mërtur ka themeluar në Gjakovë degën e saj me qëllim funksionimin e “artereve” të saj dhe promovimin e Nikaj – Mërturit edhe përtej territorit të kësaj krahine.Jemi njohur me Kërkesë – Propozimin e Shoqatës “Bytyçi” e cila ju është drejtuar për miratimin e lejes për vendosjen e bustit të Gani Kryeziut në Sheshin “Vëllezërit Kryeziu”. Jemi në dijeni të detajeve të këtij projekti dhe e mbështesim pa rezerva këtë Kërkesë – Propozim.Duke qenë se “Lëvizja Kryeziu” është shtrirë në të gjithë Malësinë e Gjakovës (Tropoja sot) si e tillë ajo ka përfshirë edhe krahinën e Nikaj – Mërturit ku vlen të theksohet se shumë nikajmërturas kanë bashkëpunuar në aksione të ndryshme luftarake me luftëtarët e “Lëvizjes Kryeziu”.Vlen të theksojmë se: Historiani Dodë Progni nga Mërturi (Malësia e Gjakovës, Tropojë) është i pari historian që ka zbardhur të vërtetën historike duke shkruar për Lëvizjen Kryeziu, “LEVIZJA – NACIONALISTE – ANTIFASHISTE “KRYEZIU” (1940-1944). Masakra e Hereçit: vepër kriminale e udhëheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare”. Gazeta Rilindja Demokratike 1994, ribotim me iniciativën e Shoqatës “Nikaj – Mërtur”, pas vdekjes së autorit), Janar 2023 në librin “Malësorët dhe Liria”.

Mbetemi me shpresën e një vullneti të sinqertë dhe të një gjykimi objektiv të këtij propozimi.

Me respekt e konsideratë! 

Kryetari i Shoqatës Nikaj – Mërturi, Gjin Progni

Nënkryetari i Shoqatës Nikaj – Mërturi(Gjakovë), Krist Mula

 

 

Lini një Përgjigje

MiIIosh KopiIiqi ishte shqiptar, serbët ia mbathën nga beteja kurse shqiptarët qëndruan deri në fund

Miladin Popoviçin, themeluesin e PKSH-së, e vrau Organizata Shqiptare Irredentiste