in

Shkolla në Gjakovë duhet të mbajë emrin e Hysni Lajçit e jo të komunistit Zekerija Rexha

Shkruan Gjin Morina

Hysni Lajçi nuk ka as foto as përmendore në Gjakovë 

Shkollës fillore “ Vojo Llakiçeviq në Gjakovë pas luftës ia ndryshuan emrin në Zekerija Rexha. Më mirë t’ia kishin lënë e emrin e vjetër. Zekeria Rexha dhe Voja Llakiçeviq ishin komunistë të shtetit jugosllav, por Zekerija ishte më i rrezikshëm, sepse për serbin nuk ka kurrfarë të dhënash kush ishte.

Më saktë kjo shkollë duhej ta kishte emrin e heroit të heshtur  Hysni Lajçi, që u vra brutalisht nga Fadil Hoxha, në bashkëpunim me këtë Zekerija Rexhën.

Hysiun e vranë sepse ishte për bashkimin kombëtarë, kishte kundërshtuar në mbledhjen e Bunjajt Fadil Hoxhën dhe Zekerija Rexhën, meqë ata vendosën që Kosova të mbetet nën Jugosllavi!

Hysniun e vranë dhe e varrosën mu në oborrin e kësaj shkolle ku atëkohë ishin varrezat e jevgjve . Hysniu qëndroi për 80 vite hero i heshtur. Askush nuk e ngriti zërin deri me sot për të zbardhur krimet e komunistëve!

Ministria e Arsimit e Kosovës duhet urgjentisht ta emëroj shkollën fillore në Gjakovë me emrin e Hysni Lajçit.  Tani kjo shkollë ka 1740 nxënës. Ata duhet ta mësojnë historinë e emrit të kësaj shkolle.

Po kush ishte Zekerija Rexha?

Partizan i çetës “Emin Duraku” dhe ” Bajram Curri” e më vonë edhe i brigadave kosovare. Ishte njëri nga themeluesit e “Këshillit Nacionalçlirimtar” për rrethin e Gjakovës në vitin 1942

Pjesëmarrës dhe kryesues i Konferencës së Bujanit me 30, 31 dhjetor 1943 dhe 1 janar 1944 në të cilën u themelua Këshilli i parë Nacionalçlirimtar i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit, është edhe hartuesi dhe nënshkruesi i Rezolutes së kësaj Konference. Brutal ndaj Ballit Kombëtarë dhe i pamëshirshëm për ballistët e Gjakovës me rrethinë gjatë vitit 44.

Sa nacionalistë vrau Zekerija Rexha? Askush nuk e di.

Lini një Përgjigje

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Pikëpyetjet e pushimeve të Melonit në Shqipëri

Grafite nacionaliste, analistët: Janë militariste dhe thirrje për dhunë