Ndër punët më të lavdërueshme të kryetarit të Misionit të Arsimit në Prefekturën e Mitrovicës, Dr. Rexhep Krasniqit, dhe drejtorit e udhëheqësit të arsimit, Bedri Gjinajt, ka qenë hapja e shkollave në nënprefekturën e Pazarit të Ri që ishte krahina më e veçuar nga Mitrovica, ku popullata shqiptare kishte filluar të harrojë gjuhën amtare.
Popullata e këtij mjedisi ruante me fanatizëm kujtimet për origjinën e saj shqiptare, prandaj qysh me kohë shprehu vullnetin që ta lidhte fatin e vet me Mitrovicën dhe me trojet e tjera etnike.