Shkoi ta fal namazin si çdo të premte tjetër. Por kësaj radhe në xhaminë e fshatit Gadime e Epërme të Lipjanit, ia vjedhen kuletën me 6 mijë euro.
Kështu ra pre i vjedhjes, 86-vjeçari në xhami.
Sinjali mëson se 86-vjeçari me të vërejtur se i mungon kuleta, ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që ishte duke u falurur.
Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, brenda kuletës kishte rreth 6 mijë euro para të gatshme. ai dyshon se e vodhi një vajzë 11-vjeçare e cila ishte në xhami bashkë me nënën e saj duke kërkuar lëmoshë.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë, ku shihet se një vajzë e vogël bashkë me një person të moshuar, teksa gjuan në një hapësirë parkingu një kuletë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të zbardhen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.