Katër anëtarë të grupit kriminal që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë identifikuar si Brikena Frakulli, 40 vjeçe, Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, Klevi Banushi, 20 vjeç dhe Artur Kristo, 45 vjeç.
Brikena Frakulli drejtonte grupin kriminal në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli, dhe Artur Kristo, policia sekuestroi 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje. Gjithashtu nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.