Gjatë momentit kur seanca parlamentare u ndërpre që teknika të bëhej gati për të votuar tre projektligjet e paketës fiskale dhe Buxhetin e vitit 2023, dy deputetë të PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka janë konfliktuar me Ramën.
Në pamjet që fiksoi panorama shihet momenti kur garda rrethon foltoren, teksa kryeministri qëndron i ulur në karrigen e tij dhe Paloka konflikohet me të.
Pasi deputeti demokrat ulet në vendin e tij, Rama i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikolla: “A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Një sekondë”.
Dy deputetët e PD Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.
Sipas njoftimit, dy deputetët nën efektin e pijeve alkolike kanë bërë veprime të pasjellshme në seancë gjatë votimit për projekt buxhetin e vitit 2023.
“Kuvendi i Shqiperise bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit.” – njoftoi Kuvendi.
Nga dy deputetët nuk ka pasur asnjë reagim deri tani.