“Nessun maggior dolore Che ricordarsi del tempo felice Nella miseria.”Dante Alighieri.
Në KISHEN E SHENKOLLIT në Lezhe Shenjti yne, Princi i Arbnisë Gjergj Kastrioti, bashkoi e besatoi shqiptarët për herë të parë, e të fundit deri më sot.
Shënkolli ishte dorzanë i asaj beslidhje të lavdishme.(Mos qoftë e fundit !)
Nuk ishte rastësi që në Kishën e Shënkollit. Kryeheroi ynë dhe Kalorësi i Parë i Krishtit, lumnoi e shkoi në amshim.
Ç’ përfaqëson për ne Skënderbeu, sot mbas pesë shekujsh ?” – pyet Noli në perfundim të gjithë studimeve të tij jetësore për Heroin tonë. Dhe përgjigjet:
“Ai jeton midis nesh. Nganjëherë pyes veten i habitur nëse mund të ketë sot ndonjë njeri që të jetë po aq i gjallë sa Skenderbeu !”
Ndaj në festat tona Shenjtori Gjergj Kastrioti është drita dhe frymëzimi.
Ai na ndrinë mendjen dhe udhën.
E tillë eshtë veçanërisht festa e madhe e Shënkollit.
Gezuar Shënkollin ju nipa e mbesa të Gjergj Kastriotit.
Gezuar me liri.
Se pa liri nuk ka festë as gëzim.
Siç ka thënë Dante,
“S’ka trishtim më të madh se kur kujton kohën e bardhë në mjerësi.
“Shënkoli na nimoftë me zbue më të pafeun që ka pa fisi i shqiptarit.
LIBERA NOS A MALO !