Arsyeja: voglushi ishte shiit saudit, ndërsa burri vehabist e preu me xhamë në fyt para nënës, që donte të vizitonte xhaminë Al Anbi në Arabinë Saudite.
Një fëmijë shiit saudit i cili kishte udhëtuar në Medinë me nënën e tij për të vizituar xhaminë Al Anbi, është vrarë brutalisht.
Zekerja Badr Ali Al Xhaber, fëmijë 7 vjeçar, kishte udhëtuar me nënën e tij nga rajoni Al Ahsae, që gjendet në lindje të Arabisë Saudite, për të vizituar xhaminë Al Anbi në qytetin Medine, në rajonin Hal Al Talal, ndërsa është sulmuar nga një vehabist, i cili me xham i ka prerë fytin atij para syve të nënës së tij.
Sulmuesi u arrestua pas këtij krimi të rëndë dhe u dërgua në burg. Shiitët e provincës Al Ahsae, në lindje të Arabisë Saudite, nuk lejohen të jenë të pranishëm në qendra të ndjeshme dhe jetojnë në varfëri të skajshme. Shiitët e Arabisë Saudite gjithmonë kanë kërkuar dhënien fund të diskriminimit politik dhe ekonomik dhe masave anti shiite gjatë protestave të tyre anti-qeveritare.