Administratae Ushqimit dhe Ilaçeve e Shteteve të Bashkuara e ka dhënë miratimin përpërdorim urgjent të vaksinës së kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” kundërkoronavirusit.
“Autorizimi i Administratës së Ushqimitdhe Ilaçeve për përdorim urgjent të vaksinës së parë kundër Covid-19 është njëhap i rëndësishëm në luftimin e kësaj pandemie shkatërruese që ka prekuar aqshumë familje në Shtetet e Bashkuara dhe përreth botës”, tha përmes njëdeklarate komisioneri i këtij institucioni, Dr. Stehpehn Hahn.
Ky vendim shënon një pikë kthimi nëShtetet e Bashkuara, ku mbi 294 mijë amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi, mëshumë se në secilin shtet tjetër në botë. Shtetet e Bashkuara i ndoqën shembujte Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Meksikës, të cilat gjithashtu e kanëmiratuar përdorimin e kësaj vaksine për përdorim të gjerë në publik.
Në një video të postuar në rrjete sociale,Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e çmoi vaksinën ePfier-it dhe e cilësoi atë si një ndër arritjet më të mëdha shkencore nëhistori, duke shtuar se dozat e para do të shpërndahen brenda më pak se 24orëve, shkruan The Guardian


