in

SHBA ia përsërit Serbisë kërkesën për njohje reciproke me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë ripërsëritur Serbisë kërkesën për njohjen e Kosovës.

Në një përgjigje për Tanjug nga zëdhënësi i ambasadës së SHBA-ve në Beograd, James Hagengruber është thënë se u takon të dy palëve që të arrijnë marrëveshje dhe se sipas bindjes së tij njohja reciproke duhet të jetë element qendror i normalizimit të përhershëm, shkruan lajmi.net.

“Ish Presidenti Trump e bëri këtë politikë shumë të qartë. Për shembull, në vitin 2019 ai i shkroi Presidentit Aleksandar Vuçiq për “mbështetjen e palëkundur” të Shteteve të Bashkuara në thellimin e bashkëpunimit rajonal, dhe veçanërisht angazhimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, tha Hagengruber.

Sipas zëdhënësit të ambasadës, marrëveshja e tillë historike, do të ndërtonte rrugë drejt qëllimeve të integrimit evropian dhe rritjes ekonomike të Serbisë.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden me anë të një letre dërguar presidentit serb, Vuçiq tha se në kuadër të marrëveshjes me Kosovën duhet të ndodhë edhe njohja reciproke.

Një kërkesë e tillë e presidentit amerikan hasi në kundërshtimin e menjëhershëm të Vuçiq./Lajmi.net

Lini një Përgjigje

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të fillojë në shtator 2021

Janari me aktivitete intensive për ATK-në