in

Serbia eksporton pemë me pesticide të rrezikshme për fëmijët

Në vendkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Serbisë – Dobrakovë, kontrolli ka ndaluar importin e gati dhjetë tonë pjeshkë dhe nektarinë nga shteti serb, ku është konstatuar një pesticid i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, veçanërisht për fëmijët – klorpyrifos.

Drejtori i Drejtorisë për Siguri Ushqimore, Çështje Veterinare dhe Fitosanitare i shtetit malazez, Vladimir Gjakoviq, ka konfirmuar për portalin RTCG se ky pesticid sot është gjetur edhe në kumbullat e importuara nga Serbia në Kroaci.

“Ky pesticid është shumë i rrezikshëm dhe i ndaluar në Mal të Zi dhe me përgjegjësi pohoj se në vendin tonë nuk gjendet. Prodhuesit nuk e përdorin atë për ushqim. Mirëpo, situata e importit është ndryshe – në pikën kufitare Dobrakovë, me atë pesticid janë zbuluar rreth dhjetë tonë pjeshkë dhe nektarinë dhe të gjitha janë kthyer”, ka shpjeguar Gjakoviq.

Lini një Përgjigje

Rusia shpall agjent të huaj kritikun e Kremlinit, nobelistin Dmitry Muratov

Çipsat nga Serbia përmbajnë substanca kancerogjene