Nga mediat tonë, të cilat përndryshe shpesh i citojnë liderët serbë, është zor të krijosh një pamje të vërtetë për gjendjen në Serbi.
Ja se si e paraqet atë një gazetar serb:Arratia nga epoka e artë
(Tomisllav Markoviq, “Si e shkatërroi nacionalizimi Serbinë”, teksti i plotë në linkun në koment)
Kushdo që mendon mirë për vendin e tij, që kujdeset për të ardhmen e qytetarëve të tij, investon në arsim, shkencë dhe kulturë. Hulumenti progresist nuk ka prirje të tilla, ndaj investon në ushtri, polici dhe projekte të ndryshme korruptive. Vuçiqi beson në forcë, jo në dije, regjimi autokratik ka nevojë për ata që do ta mbrojnë në rast se qytetarët një ditë do të lodhen nga poshtërimi dhe pashpresa. Nëpërmjet punës sistematike për shkatërrimin e sistemit arsimor, qeveria na ka sjellë deri në atë pikë që së shpejti nuk do të ketë kush të mësojë shumë lëndë në shkollat fillore dhe të mesme.
Një rrethanë lehtësuese është se në të ardhmen do të duhet më pak staf mësimor se sot, sepse do të ulet edhe numri i fëmijëve. Rritja negative natyrore po bëhet tendencë e përhershme, sipas të dhënave zyrtare, numri i vdekjeve në vitin 2020 në Serbi ishte 53.261 më i lartë se numri i lindjeve. Kur kësaj i shtojmë numrin e madh të njerëzve që largohen nga Serbia (rreth 50,000 emigrantë në vit), fitojmë pamjen e një shoqërie që po rrënohet, dhe atë me ritëm të shpejtë. Serbia jo vetëm që ka mbetur pa mësues dhe profesorë, por me ritme të shpejta po largohen edhe mjekë, profile të ndryshme me arsim të lartë, si dhe infermierë, marangozë, piktorë, muratorë, hidraulikë, elektricistë dhe pjesëtarë të shumë profesioneve të tjera.
Eksodi i përgjithshëm ka prekur të gjitha shtresat e popullsisë, vendi ynë po zbrazet gjithnjë e më shpejt dhe askush nuk është i interesuar të plotësojë vendet e lira, madje edhe migrantët fatzinj po përpiqen të largohen sa më shpejt nga Serbia dhe të shkojnë në një vend më të rregullt dhe më të lumtur. Më kot Vuçiqi dhe suita e tij na bindin se ka ardhur koha e artë, kur qytetarët u besojnë më shumë syve dhe xhepave të tyre dhe e dinë se jo gjithçka që shkëlqen është flori.
Nacionalistët nuk ngopen kurrë me shkatërrim Në Serbi, nacionalistët që e quajnë veten patriotë kanë më shumë se tre dekada në pushtet, gojën e kanë plot patriotizëm, komb, interesa kombëtare, Serbi, serb dhe gjithçka serbe. Këta njerëz përdorin çdo mundësi për të shprehur dashurinë për vendin dhe popullin e tyre, askush nuk i do serbët dhe Serbinë më shumë se ata, ata kujdesen vetëm për mirëqenien e popullit, vetëm për të punojnë, jetojnë dhe marrin frymë. Mirëpo, pikërisht në këtë periudhë Serbia dështoi si kurrë më parë në historinë e saj, është periudha e dështimit tonë më të madh moral, rrënimit më të thellë dhe arritjes në fund të qytetërimit.
Sapo erdhën në pushtet, nacionalistët filluan të shkatërrojnë gjithçka që iu bie në dorë: Jugosllavinë, qytetet, fshatrat, paqen, popujt e tjerë, dhjetëra mijëra jetë njerëzore, ekonominë, të drejtat e punëtorëve, solidaritetin, dhemshurinë, drejtësinë, barazinë, shtetin ligjor, kulturën, artin dhe gjithçka që është e vlefshme dhe e dobishme. Nën sundimin e patriotëve të virtytshëm lulëzon vetëm krimi, korrupsioni, kontrabanda, urrejtja, krimi i luftës e çdo krim tjetër, hajdutëria, varfëria, mjerimi, dëshpërimi, zhgënjimi. Kjo është ajo nga e cila ikin dhjetëra mijëra njerëz çdo vit, duke mos synuar kurrë të kthehen në atdheun e tyre. Sepse ky nuk është më atdheu i tyre, nuk është vendi i tyre: i përket një klani të vogël të pushtetarëve politikë dhe manjatëve të tyre besnikë. Vetëm për ta, Serbia është toka e premtuar, çdo gjë u lejohet, gjithçka është në pushtetin e tyre, dhe të gjithë të tjerët janë të destinuar për fatin e nënshtetasve të shtypur.
Dhe gjithçka filloi me një histori propagandistike për popullin e kërcënuar serb, se si serbëve duhet t’u kthehet dinjiteti, se si fqinjët tanë të këqij po na shfrytëzojnë, por ne do t’u rezistojmë, më në fund do të qëndrojmë në këmbë. Komunistët e këqij duhet të dërgohen në koshin e plehrave të historisë, në Serbi të qeverisin ata që krenohen me patriotizmin e tyre, atëherë do të ketë prosperitet dhemirëqenie të vërtetë. Se si përfundon kjo e shohim çdo ditë, nuk ka asnjë segment të shoqërisë apo institucionit që të mos jetë i shkatërruar. Dhe ky nuk është fundi, gjithçka nuk është shkatërruar ende, ka ende për të shkatërruar, nacionalistët nuk mjaftohen kurrë me shkatërrim.
E përgatiti: Dush Gashi

