in

Serbia blen armë nga Kina e Rusia që të mbrohet nga NATO

 Pse e arsyetoi kryeministri i Shqipërisë armatosjen e Serbisë me sisteme raketore e dron nga Kina dhe me tanke e avion nga Rusia?  

 

Gani Mehmetaj

Armatosjen në ethe të Serbisë me sisteme raketore e dron nga Kina, me tanke dhe avion nga Rusia, kryeministri i Shqipërisë, Rama e arsyeton për qëllime mbrojtje. Nga kush?  

Nga NATO, sepse Serbia është e rrethuar nga shtetet e NATO-s: Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Maqedoninë e Malin e Zi. Natyrisht edhe  Shqipëria sikur të mos i hynte në mes Kosova, do të ishte shtet fqinj i Serbisë. Edhe Shqipëria është në NATO.

Serbia blenë armë nga Kina e nga Rusia që të mbrohet nga NATO. Armik tjetër nuk ka. Ndërsa do të ishte cak i sulmeve, nëse e sulmon Kosovën. Athua  planifikon Serbia ta sulmojë Kosovën, që ia ka frikën NATO-s? Me 1999 NATO e bombardoi Serbinë, që t’i shpëtonte shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi. Sigurisht NATO do ta sulmonte edhe për herë të dytë. Prandaj Serbia armatoset.   

Gjermania ia tërhoqi vërejtjen Vuçiqit, sivëllait të Ramës për këtë armatosje. I tha se në BE nuk mund të futet më armatim të Kinës e të Rusisë.

Shqipëria e arsyetoi armatosjen e Serbisë!   

Në anën e kujt është Shqipëria? Në anën e Vuçicit, kur thotë kryeministri i Shqipërisë se 59 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë janë me Vuçiqin, a në anën e Kosovës?

Kam frikë të bëhem profet me këtë kryeministër të papërgjegjshëm.     

Lini një Përgjigje

Vjen paralajmërimi i Gjermanisë për Serbinë pasi u armatos nga Kina

Zelensky refuzon të presë në Ukrainë presidentin e Gjermanisë