in

Serbët kthehen mbrapshtë: Policia e Kosoves ndaloi liturgjinë në kishën e Millosheviçit

Në një njoftim thuhet se Policia e Kosovës e ndaloi liturgjinë në kishën e Millosheviçit, të ndërtuar gjatë kohës së okupimit  në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Popi Stanisha Arsiq, ka thënë për “Kosovo-Online” se Policia ua ka ndaluar në mëngjesin e së enjtes të kryejnë ritet fetare.

Lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Kur besimtarët dhe klerikët u mblodhën para tempullit këtë mëngjes, pjesëtarët e policisë në numër të madh nuk i lejuan ata të afroheshin”, thuhet në një deklaratë nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

Lini një Përgjigje

“Të majtët, komunistët dhe islamikët në Kosovë i bashkon urrejtja ndaj Rugovës”

Arrestohet polici serb në Istog, dyshohet për krime lufte