in

Serbët e vranë familjen Kryeziu, Enver Hoxha i shpalli tradhtarë Kryezinjtë

Dodë Progni

Ali Brahim Zherka,luftëtar nacionalist i shquar,komandant çete në forcat e Kryeziut,komandant batalioni në Brig.e 25-të S,i njohur në Malësinë Gjakovës e me gjerë për trimëri e sakrifica në luftën kundër nazifashistëve. Ai i kishte dhënë luftës antifashiste e lirisë së Atdheut gjakun e jetën e dy nipave të tij:Xhemajl e Zeqir Halili. Menjëherë pas çlirimit,si ish bashkëluftëtar i Kryeziut dhe si njeri me autoritet në Bytyç,u ballafaque me presionet e provokimet e ndyra të njerëzve të sigurimit të shtetit. Në pamundësi që t’i përballojë ato,detyrohet të lej Atdheun e të marr rrugën e arratisë me të gjithe pjestarët e familjes,duke lëne të vrarë në kufi vajzën e vëllait,18-vjeçaren Bute Zeneli. Rrustem Avdyl Mulosmani,figurë e njohur e luftës antifashiste në Malësinë e Gjakovës.Ish pjestar i batalionit partizan “Bajram Curri” dhe anëtar i Kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar për Krasniqen.67) Ishte bashkuar me forcat nacionaliste të Kryeziut në korrik 1944. Dy muaj më pas,me 15 shtator 1944,ra heroikisht në fushën e betejës duke luftuar ballë për ballë me nazistët gjermanë. Si ish luftëtar i forcave të Kryeziut dhe si biri i anti- komunistit të njohur Avdyl Qerimi,regjimi komunist  i mohoi gjakun e derdhur e sakrificat që bëri për lirinë e Shqipërisë. Për 45 vjet nuk e shpalli dëshmor të Atdheut. Familjen dhe të afërmit ja vrau,,ja burgosi ja internoi e ja përsekutoi gjatë tërë viteve të atij regjimi.          
Familja e Halil e Zenel Hoxhës nga Bregu i Pacit (Bytyç). Njëra prej familjeve më në zë të Tropojës. E njohur për besë,burrëri,bujari, nacionalizëm dhe antikomunizëm.Strehë dhe mbështetje e rëndësishme për Kryezinjtë dhe oficerët e misionit  britanik, gjatë viteve 1943-44. Pas çlirimit u godit rëndë nga diktatura komuniste. Si nacionalist dhe antikomunist Halil Hoxhën e pushkatuan komunistët, në vitin 1946. Zenel Hoxhën,ish bashkë- luftëtar dhe organizator në forcat e Kryeziut,e burgosën dhe vdiq nga torturat në burgun e Shkodrës,në vitin 1951. Nga kjo familje u burgosën 11 pjestar të saj dhe vuajtën rreth 100 vjet burg. Tetëmbëdhjetë të tjerë bënë rreth 280 vjet internim.Katërmbëdhjetë pjestarë të kësaj familje u detyruan të lënë Atdheun e të marrin arratinë  Ata që mbetën në Bytyç u shpallën “kulak” dhe mbajtën mbi kurriz më gjatë se asnjë familje tjetër në rrethin e Tropojës,të gjitha pasojat e rënda  që sillte ky cilësim i ndyrë i sajuar nga diktatura komuniste për të shtypur kundërshtarët e vet politik.Me një fjalë,regjimi komunist ushtroi mbi Hoxhajt e Pacit një gjenocid të pashëm-bullt.                                                            Regjimi komunist shpalli armiqë e tradhëtarë edhe 24 martirët e Kodrës së Hereçit,ish bashkëluftëtarët e Gani Kryeziut. Atyre ju përndoqi familjet duke i klasifikuar si familje me biografi të keqe. Bijtë e bijat,të afermit e tyre, për 45 vjet me radhë mbajtën mbi shpatulla peshën e rëndë të luftës së klasave. Në fakt, këta njerëz nuk e kuptuan dhe nuk u bindën asnjëherë për “fajësinë” që kishin bërë baballarët e tyre duke luftuar e sakrifikuar edhe jetën për Kosovën e Shqipërinë e lirë e demokratike. Këta njerëz kishin të drejtë të ngrinin kokën lart dhe të ndiheshin krenarë për baballarët e të afërmit e tyre trima luftëtarë e burra të besës, por diktatura komuniste ua kishte mohuar këtë të drejtë të ligjshme.                                                     Po tu shkojmë fakteve më tej,del se,pothuaj gjithë krahina e Bytyçit,baza dhe mbështetsja më e rëndësishme e Luftës Antifashiste në Shqipërinë e Veriut, që u bastisë dhe u dogj nga nazistët si rradhë krahinë tjetër në Shqiperi,u përndoq nga regjimi komunist për 45 vjet.Bytyçasit qenë të detyruar të kalojne nepër “filtrinë” e hollë të biografi-shikuesve që bënin diferencimin klasor,ku si” test” kryesor për ta ishte pjesëmarrja në forcat e Kryeziut,ose bashkëpunimi me to gjatë luftës. Shumë pak bytyças mundën ta kalojne këtë “filter”,për të marr qoftë edhe ndonjë të drejtë studimi. Akoma më të pakët ishin bytyçasit që arritën të zënë ndonjë vënd pune në administratën shtetërore komuniste.                                                   Bytyçi masivisht kishte marr pjesë në luftën antifashiste,në krahun e forcave nacionaliste të Kryeziut.Një gjë e tillë  duhet të ishte shkak nderimi e mirënjohje për ta, por nuk ndodhi kështu. Regjimi komunist në mënyrë paradoksale, pjesmarrjen e bytyçasve në luftën antifashiste,e kthej në shkak fatkeqësie për ta.                  Jo shume larg Bytyçit,po përtej kufirit,në Gjakove,familja Kryeziu,si rradhë ndonjë familje tjetër në Kosovë u ballafaque me terrorin e egër komunist serbosllav. Eshtë interesant fakti se,udhëheqja komuniste shqiptare dhe ajo jugosllave,si përpara, vitit 1948,kur “dashuroheshin” edhe pas vitit 1948,kur ishin “divorcua” dhe “urreheshin”,qëndrimin ndaj Kryezinjëve nuk e ndryshuan asnjëherë.Si në Shqipëri,ashtu edhe në Jugosllavi Kryezinjtë ishin shpallur bashkëpunetorë të fashizmit e kriminelë lufte. Këtej dhe andej kufirit ishte dënuar “Levizja Kryeziu”dhe ishte mohuar lufta e tyre antifashiste.                                            Udhëheqja komuniste shqiptare kurr nuk e dënoi Masakrën e Hereҫit. Për E.Hoxhën,nuk kishte  rëndësi se, udhëheqja komuniste jugosllave ekzekutoi pa gjyq 22 luftëtarë antifashistë të njohur,bashkëkombas e bashkë- shtetas të tij,kur nga ana e tyre jugosllavët,siҫ ka pohuar vetë E.Hoxha,nuk e kishin lejuar udhëheqjen shqiptare as t’i hidhnin në gjyq tre prej tyre (Ganiun,Hasanin dhe Xhevat Kryeziun) vetëm se ishin shtetas jugosllavë. Si në Shqipëri,ku historia e Luftës antifashiste u shkrua sipas dëshirave të “Hoxhës” së Shqipërisë – Enverit, ashtu edhe në Kosovë historia e kësaj lufte u shkrua sipas dëshirave të “Hoxhës” të Kosovës – Fadilit.Të dy palët e bënë këtë vetëm e vetëm për te plotësuar dëshirat e udhëheqësve komunistë jugosllavë, kryesisht të Miladin Popoviҫit, Dushan Mugoshës dhe sigurisht të Josif Broz Titos.                         Si kemi cek me siper, në Shqipëri dhe në Kosovë historia e Luftes Antifashiste u ideologjizua,u politizua dhe ç’ka është më e keqja,u falsifikua, me qëllimin për të glorifikuar luftën antifashiste të komunistëve,dhe për të mohuar e denigruar të gjitha forcat tjera antifashiste, veçanarisht nacionalistët shqiptarë siç ishin Kryezinjtë e Gjakovës etj. të cilat gjatë luftës nuk ishin vënë nën komandën komuniste,dhe që  nuk e dëshironin vendosjen e regjimit komunist në Kosovë as në Shqipëri.Me një fjalë,udhëheqësit komunist të Shqipërisë dhe jugosllavisë bashkë me“historianët”e oborrit të tyre, s’bashku, iu vërsulën Kryezinjve, familjes dhe gjithë farefisit të tyre, së pari duke fallsifikuar historinë dhe mohuar luftën  antifashiste që ata bënë,dhe më pas duke i shpallur armiq e tradhëtar, duke i vrarë, burgosur, përndjekur dhe  përsekutuar në mënyrë të pashëmbullt,duke ushtruar mbi ta një gjenocidë të vërtetë.  Pasi jugosllavët kishin burgosur Ganiun, pushkatuar Hasanin dhe Xhevatin,në dhjetor 1944,udhëheqja komuniste shqipëtare burgosi Ismet Kryeziun, nipin e atdhetarit të madh Ali Pashë Gucia,kushëri dhe bashkëluftëtar i ngushtë i vëllezërvre Kryeziu, që kish dhënë kontribut të çmuar për organizimin e forcave luftarake nacionaliste antifashiste gjatë viteve 1943-1944. Së bashku me Ganiun,ai kish propoganduar bashkimin e popullit në luftë kundër nazifashistëve në Gjakovë,Malësi e Has. Ky ish bërë i njohur në Kosovë e Shqipëri si nacionalist dhe luftëtar i vendosur për bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm,prandaj u burgos dhe u dënua nga regjimi komunist  me 15 vjet burg. Vdiq nga torturat në një burg të Shqipërisë, në vitin 1952. /68   Shtatë burra patriotë të familjes Kryeziu u vranë nga dora gjakatare serbo- sllavokomuniste,deri në vitin 1953. Këto krime kundër Kryezinjve i bënë komunistet serbo-sllavët në bashkëpunim me ata shqiptar, për shkak se Kryezinjtë ishin nacionalistë shqiptarë, antisllavë e antikomunistë që kishin aspiruar e luftuar për Kosovën e lirë, demokratike dhe të bashkuar me shtetin amë-Shqipërinë.           Beogradi e kishte shpallur familjen Kryeziu si njërën nga familjet më të rezikshme të nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar në Kosovë, ndaj goditën me ashpërsinë më të madhe mbi pjestarët e saj. Të njejtin qëndrim,si serbosllavet mbajti ndaj pjesëtarve të familjes Kryeziu edhe udhëheqja komuniste e Shqipërisë.                                Në fillim të viteve pesëdhjete të shek.XX,kur E.Hoxha i akuzonte Kryezinjte se gjoja “futen tinzisht në vëndin tonë,-siç thotë ai, – për të sabotuar e për të vrarë patriotët tanë”,agjentët e sigurimit të shtetit,gjoja të arratisur, që nuk u muar vesh asnjëherë  kujt i shërbenin;-Sigurimit të shtetit shqiptar?! –UDB-së jugosllave?! Apo të dyve së bashku?! organizuan vrasjen e pabesë të djemëve të Sulejman Kryeziut, bashkëthemeluesit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe kryebashkiakut të Gjakovës për dy dekada:Vllezërve Myrteza (Xaje) dhe Sefedin Kryeziut.69) Të njejtat duar gjakatare, shërbëtore të UDB-së jugosllave dhe të Sigurimit të Shtetit Shqiptar,me 5 qershorë të vitit 1951, ekzekutuan në Pejë Dervish Radabeg Kryeziun, ish pjesmarrës i forcave të Kryeziut,i cili pas lufte ishte bërë njëri nga mësuesit më të aftë, patriot dhe aktivist i njohur për përhapjen e arsimit e shkollës shqipe në Kosovë. Ai ishte njëri nga veprimtarët më të dalluar për të drejtat kombëtare të shqiptarve në Jugosllavinë e asaj kohe.  Edhe ata pjestarë të familjes Kryeziu që erdhën në Shqipëri për t’u shpëtuar ndjekjeve dhe përsekutimeve serbe siç qenë djemtë, vajzat,nipat e mbesat e Ismet Kryeziut etj. u përndoqën dhe u përsekutuan me të njejtën ashpërsi nga rregjimi i E.Hoxhës, u goditën pa mëshirë nga lufta e klasave.                                    Qemal Ismet Kryeziu,ish officer që kishte mbaruar akademinë ushtarake në Romë.Ushtarak i aftë dhe njeri me kulturë të gjërë,u dënua nga gjyqet komuniste me 30 vjet burg.Pasi vuajti një pjesë të dënimit në burgun famë- keq të Gjirokastrës, u lirua gjysmëinvalid, dhe deri sa vdiq punoi bojaxhi në Kavajë. Masar Ismet Kryeziu,edhe ky ishte oficer që kishte mbaruar akdeminë ushtarake në Romë,njohës i disa gjuhë- ve të huaja,me dije e kulturë të gjerë,pjesmarrës në luftën antifashiste.Për aktivitetin e tij antifashist u kap nga gjermanët dhe u internua ne kampin famëkeq të Auschvitzit.Pasi shpetoi gjallë prej nazistëve u kthye në Shqipëri,por edhe këtu lufta e klasave e degdisi punëtor shinash në hekurudhen e Kavajës.                                                                               Ajten Kryeziu (Selfo),për shkak se ishte kushërira e Kryezinjve dhe e martuar me një pjestar të familjes Selfo, të lidhur me Ballin Kombëtar, për disa dekada me rrallë mbajti mbi shpatulla peshën e rëndë të luftës së klasave,dhe për këtë shkak u detyrua të qëndrojë familjarisht e internuar në Lushnje gjatë gjithë periudhës komuniste.                          Si përfundim mund te thuhet me bindje se,historia e Lëvizjes nacionaliste antifashiste e udhëhequr nga vëllezërit Kryeziu,gjatë viteve 1940 – 1944,e paraqitur nga historiografia konformiste,shërbëtore e regjimit komunist,është shembulli më tipik i fshehjes së fakteve dhe shtrembërimit të dokumentave për shumë ngjarje dhe figura të luftës antifashiste të popullit shqiptar.                                          Dihet se, fshehja,asgjesimi ose shtrembërimi i dokumentëve historik do të thotë në rradhë të parë fshehje dhe shtrembërim i së vërtetës,çka përbën një imoralitet,dhe së dyti, shtrembërim ose mungesë saktësie shkencore. Gjaku që derdhi e sakrificat që bëri populli ynë gjatë luftës antifashite,vërtetë janë të shenjta dhe kanë vlerë të pamohueshme. Por ato nuk mund të shenjtërohen as nuk mund të marrin vlerat reale jashtë të vërtetës historike. Lufta antifashite fiton dimensionet e lavdinë që i takon, vetëm duke njohur,vlerësuar e respektuar gjakun e sakrificat e ҫdo shqiptari që rroku armët, luftoi e ndihmoi për ҫlirimin e Atdheut,pavarësisht nga bindjet politike që kishte. Të gjithë ata që luftuan për një Shqipëri të lirë dhe demokratike,që ishte dhe ideali i kësaj lufte,janë dhe do të mbeten të respektuar dhe të nderuar nga populli ynë.                          Kryezinjtë dhe luftëtarët e tyre nacionalistë meritojnë respekt e mirënjohje për ato që bënë në të mirë të Shqip-ërisë, në të mirë të kombit. Shpallja dëshmorë të Atdheut e atyre pjestarëve të forcave nacionaliste që dhanë jetën për liri,si dhe dekorimi i komandantit të tyre Gani Kryeziu,me Urdhërin e Flamurit të kl.I,nga Presidenti i Republikës Sali Berisha, me rastin e 50 – vjetorit të ҫlirimit të Atdheut,ishte një gjest patriotik,vlerësim e mirënjohje për këtë figurë,për bashkëluftëtarët e tij dhe për Luftën Antifashite të Popullit Shqiptar në përgjithësi.                    

Referenca Bibliografike:                                                               1 – Arkivi i Muzeut Historik Tropojë,Fondi LANÇL,Dosja me kujtime të veteranëve për LANÇL; – Faik Lama,Studime Historike,Nr.2,Viti 1977.                                   2 – Arkivi Qëndror Shtetëror,Fondi 346,Viti 194,D.50, fq.28-32                         3 – Oklei Hill,”Një anglez në Shqipëri”,Përkthimi shqip,2006,fq139                     4 – AQSH,F.346,Viti 1941,D.48,fq,28-32.                                                  5 – Oklei Hill, Vepër e cituar,fq.139,144,149                                          6 – AMHT,F.LANÇL,Kujtime të Xhafer Vokshit,Dosja Kujtime të Veteranëve në Muzeun Historik Tropojë                                                                       7 – Peter Kemp, “Pa grada pa shënja dalluese”,Londër,1958.                             8 – P.Kemp                   “                     ”                               9 P.Kemp                                        “                              10 – Reginal Hibbert,”Fitore e Hidhur”,1993,fq.311                                    11 – Arkivi,MPB,Dokum. Amerikan,Zyra e Sherbimeve Strategjike,L.45826, 29 shtator 1944. 12 – P.Kemp , “Pa grada pa shenja dalluese”,1958                                      13 – P. Kemp,   “                     ”                                       14 – P.Kemp.                      “       ”                                       15 – AQSH,Viti 1944,F.MPB,D.186,Kutia 11. Fq.12,13; & F.642,1944,D.286,fl.25 etj.      16 – AQSH,F.254,viti 1944, Dosja 207,fl.7:  & – F,MPB,Viti1944,186,kutia 11,fq.13.    17 – AQSH,F.642,Viti 1944,Dosja 294,fq,2                                                                                                                   18 – AMHT,Fondi i objekteve,Salla e LANÇL. Dërrasa e djepit të shpuar nga 13 plumba (original,ruhet në muze).                                                             19 – Deivid Smajli, “Me detyrë në Shqipëri”,Londër 1993.                              20 – P.Kemp, Vepër e cituar,Londër 1958.                                              21 – R.Hibbert,Vepër e cituar,fq.251                                                  22 – R.Hibbert,Vepër e cituar,fq.140                                                  23 – Arkivi Qendror Shteteror,RSH, F.642,V.1944.D.288,fq.1-2                          24 – AQSH,RSH,………………..                ,fq.1-2                          25 – AQSH,F. Ministrise Punëve te Brendshme, (.MPB,) V.1944, D.177, Kutia 10, fq.474. 26 – AQSH, F. MPB,1944,D.177.Kutia 10,497                                             27 –   , F.254, Viti 1944,D.152,fleta 33.                                           28 – AQSH,F.MPB,V.1944,D.191,fleta 180.                                               29 – AKQ PPSH,Dok.të Ushtrisë Gjermane, D.T.664 -714.                                 30 –                         ”    , D.T.314 – 664.                                31 – AQSH, F.254,V.1944,D.152,fleta 29,30.                                            32 – Dok. Anglez, PRO,FO/371, Viti 1944, File 43571.                                  33 – Arkivi Qëndror i Shqipërisë F.41 D.158 v.1944.                                   34 – AQSH,Fondi 41,Dosja158,Viti 1944; -E.Hoxha, Vepra 2, Botimi 2, Viti1984, fq.494   35 – Dokumente AIH, Instituti i Hitorisë, Beograd, 1949                                36 – AKQ PPSH, Fondi i shtypit, Viti 1944,D.180; & – Dokumenta të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL,Volumi 2, fq.186.                                                37 – Radiogrami E.Hoxhës për Korparmatën e I. 21.9.1944.(cituar nga Uran Budka)       38 – R.Hibbert,“Fitore e Hidhur,1993,fq,313.                                          39 – P.Kemp, Vepër cituar, Londër 1958.                                               40 – Gjyqi Ushtarak i Komandës së qytetit të Beogradit,Vendimi gjyqit Nr.1884/45,datë 27 tetor 1945. p(Fotokopje e origjinalit ruhet nga D.Progni.).                         41 – Arkivi Muzeut Historik Tropoje, “Liste e miratuar në Komitetin e Veteranve Tropojë,1995” Fondi i LANÇ,Dosja me kujtime të veteranëve.                           42– Gjyqi Ushtarak i Komandës së qytetit të Beogradit, Vendimi Nr.1884/45, date 27 tetor 1945.                                                                           43 – Gjyqi Ushtarak i Komandës së qytetit të Beogradit,Vendimi Nr.1884/45, dt. 27 tetor 1945; & –Tel. Drejtuar familjes Kryeziu,1951.                                         44 – Enver Hoxha,Reziku anglo-amerikan për Shqipërinë, fq. 314-315.                   45 – E.Hoxha, Vepra 6, fq. 293-294.                                                   46 – P.Kemp, Vepër cituar, Londër 1958.                                               47 – E.Hoxha, Vepra 10, fq.42; -Vepra 1, fq.125-126.                                  48 – Gani Perolli, “Masakra e Hereçit,Gjakovë.Gazeta “Bytyçi”, 25 shtator 2005.       49 – Mr.Et’hem Çeku,”Mendimi Politik i Lëvizjes Ilegale në Kosovë,1945-1981”,Prishtinë 2003,fq.114 -115.                                                                     50 – Gjyqi Ushtarak i Komandës qytetit të Beogradit,Vendimi Nr.1884/45, dt.27 tetor 1945.                                                                                 51 – AQSH,F.254,Viti 1944,Dos.207,fq.7.                                               52 – Lista e deshmorve të Luftës antifashiste që ruhet në Komitetin e Veteranëve të Bashkise Tropoje.                                                                     53 – Beqir Ndou,”Kujtime për Luftën Nacionalçlirimtare në Malësinë e Gjakovës”,AMHT,F.LANÇL, D.Kujtime të veteranëve të luftës,fq.45.                        54 – Akuzë e ngritur kundër Gani Kryeziut në Gjyqin Ushtark të Komandës së qytetit Beogradit,Nr.1884/45,dt.27 tetor 1945.                                             55 – E.Hoxha, Vepra,Vëll. 2,Botimi II,1984,fq.495.                                     56 – P.Kemp, Vepër e cituar, Londër 1958.                                              57 – E.Hoxha, Vepra 10, fq.42. (G.K armik I LNÇl)                                      58 – AMHT, Projekt historiku i LNÇL të Tropojës;-Dosja ”Kujtime tëVeteranëve”; & – E.Hoxha,Vepra,Vëll.2,Bot.2,Viti 1984,fq.495; – ” Hamdi Sollaku & Azem Gerxhalliu,Gazeta “Kushtrim Brezash”, 31.08.1995.                                                       59 – AMHT, Lista e lapidarve dhe pllakave përkujtimor të LNÇL,miratuar në Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit Tropojë,F. LNÇL,Lidhja Nr.2.                               60 – Faik Lama, Studime Historike,Nr.2,V.1977,f.67; & – Arben Puto, “Nepër analet e diplomacies angleze”. .Hoxha,Vepr vëllimi 2,V.1984,fq.494.                             61 – Dr. Ali Hadri, Gjakova në LNÇ,Prishtinë 1974,fq.156.                              62 – Dr.Ali Hadri.”Gjakova në Levizjen Nacionalçlirimtare,,Prisahtinë,1974,fq.157.            63 – E.Hoxha, Vepra Vëll.2,Viti 1984,fq.494.                                           64 – E.Hoxha, Vepra Vëll.1, fq.125-127,Vepra 6,fq.170.                                 65 – E.Hoxha, Vepra Vëll.1,fq.125;E.Hoxha Vepra,Vëll.10, fq.25,32-33,41-42;E.Hoxha.-Vepra 6, fq.293.                                                                                66 – E.Hoxha, Vepra 1,fq.125; Vepra Vëll. 10, fq.25,32-33,41-42.                       67 – AMHT, F.Luftes Antifashiste,Lidhja I,Dos.2; Projekt Historiku i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të rrethit Tropojës.                                 68 – Gani Perolli, “Masakra e Hereçit,Gjakovë”,Gazeta “Bytyçi”,25.09.2005.  69 – Gani Perolli,              “                          ,25.09.2005    

 

    

 

Lini një Përgjigje

U.d. Presidenti Konjufca: Në themelin e lirisë sonë është gjaku i familjarëve dhe fëmijëve të familjeve Bogujevci e Duriqi

A do ta votojnë LDK-ja Vjosa Osmanin?