in

Sëmundja e quajtur “kuorum” ndërpret seancën e Kuvendit

Nuk është hera e parë që nga papërgjegjësia e deputetëve, të zgjedhur me vota të popullit, nuk mund të mbahet seanca e Kuvendit. Kjo traditë e mbrapshtë dhe skandaloze nuk u bën fare përshtypje atyre, ndonëse me të ardhura, mëditje e benefite të tjera i kanë punët shumë mirë. 

Në këtë kohë kur duhet që deputetët të ndërgjegjësohen, duke u bazuar në situatën e vështirë me pandeminë, madje edhe kur duhet të votohet Projektligji i rimëkëmbjes ekonomike, ata zgjedhin rrugën e bojkotimit dhe neglizhencës. Nuk brengosen fare për situatën e rëndë në ekonomi, për mijëra punëtorë të sektorit privat që kanë mbetur pa punë, por me një komoditet absurd i fusin veshët në lesh dhe bëjnë pallën e sefasë.Ndërkaq deputetët e PDK-së paralajmëruan dje se për shkak të sensibilizimit të opinionit lidhur me arrestim e ish-Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të partisë nuk do të marrin pjesë një javë në seanca.

Prandaj edhe seanca e sotme plenare në mungesë kuorumi e ka shtyrë nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci, të ndërpresë atë, pasi që në sallë ishin vetëm 44 deputetë.

Me gjithë insistimin e shefit të Grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi për të qëndruar në sallë, kjo nuk ndodhi.

“Po më çuditni me këto deklarata jo koalicioni, deputetët kanë për të detyrë të vijnë në Kuvend. Mos i ngatërroni gjërat, koalicioni çështjet e veta duhet t’i shtyjë përpara, por Kuvendi vendos, prandaj i refuzon ose jo, nuk mundeni të abuzoni kështu prej pozitës së kryesueses së Kuvendit”, tha GashiMirëpo kjo siç konstatoi Nagavci nuk mund të bëhej.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati, tha se mospjesëmarrja e deputetëve tregon se ky koalicion nuk ka ligjshmëri, e as legjitimitet.

Në rend dite ishin paraparë dy 2 interpelanca të kryeministrit Hoti dhe 12 pika të tjera.

Ndërsa Nagavci theksoi se kurdo që do të vazhdojë kjo seancë, kryesia e Kuvendit do t’i mbajë të informuar deputetët.

Lini një Përgjigje

Kryetari Ahmeti: Mund të shkosh në Shkup, jo në Prishtinë pas orës 19:00

Brenda 24 orëve në Kosovë, 767 raste pozitive me COVID-19, 8 viktima