Gjykata Speciale, me seli në Hagë, e cila gjykon krimet e pretenduara të luftës në Kosovë, ka caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e cila do të mbahet më 17 dhjetor, duke filluar në orën 11:00.
Kjo seancë mbahet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ndaj të cilëve muajin e kaluar u konfirmuan aktakuzat.
Ndërkaq, nga ana tjetër, mbrojta e të akuzuarve ka kërkuar që të dërgohen parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor, në orën 16:00.
Të apostrofuarit ndodhen që nga muaji i kaluar në burgun e Hagës dhe akuzohen për krime lufte ndaj civilëve në Kosovë.