in

Së shpejti vazhdojnë gërmimet për të pagjeturit edhe në dy vende të reja

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu, ka deklaruar se ditëve në vijim do të kërkohet për trupat e të pagjeturve në një pjesë në afërsi të Gjilanit dhe në pjesën lindore të Kosovës.

“Do ta hapim një vend në afërsi të Gjilanit dhe në pjesën Lindore të Kosovës, ta shfrytëzojmë kohën para reshjeve atmosferike të dimrit”, tha Gërxhaliu.

Këtë e ka bërë të ditur Gërxhaliu pasi ditë më parë u konfirmua gjetja e mbetjeve mortore të njerëzve në Rashkë të Serbisë.

Sipas informacioneve të para dyshohet se bëhet fjalë për 16-17 trupa të pajetë, por akoma nuk dihet se nga cilat vende të Kosovës është prejardhja e tyre.

Lini një Përgjigje

Bilcik: Serbia e ka kusht kyç normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Gjykata në Beograd ka urdhëruar zhvarrosjen e mbetjeve mortore pranë Rashkës