Të paktën 36 persona vdiqën pasi një tren doli nga binarët në një tunel në pjesën lindore të Tajvanit në ditën e parë të një periudhe festash, bënë të ditur autoritetet. Ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në ishull në dekadat e fundit.
Treni “408 Taroko Express” ishte duke transportuar rreth 350 persona, kur doli nga binarët të premten në mëngjes në tunelin “Qingshui” në rajonin Huaelien”, njoftoi Ministria e Transportit.
Sipas kësaj ministrie, 36 persona nuk patën shenja jete, ndërsa 44 të tjerë janë dërguar në spital me lëndime. Shumica e viktimave ishin në dy vagonët e fundit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Dhjetëra punëtorë të ekipeve të kërkim-shpëtimit, zjarrfikës dhe vetura ushtarake u dërguan në vendin e ngjarjes, ndërsa operacioni po vazhdon edhe pasdite.