Sherif Ramabaja
Po bëhen katër vite prej kur unë u shkëputa nga familja ime, të afërmit, miqtë, publiku, populli im dhe atdheu im Kosova. Edhe më parë kam deklaruar se kur është në pyetje atdheu, unë nuk e qaj veten.
Qysh në mandatin e parë të presidentit Trump ishim afër përmbylljes së marrëveshjes mbi Kosovën, po forcat reaksionare ishin ende të fuqishme dhe në krye me gjyqtarin Smith më privuan nga liria, duke e ndërprerë përgjysmë rrugëtimin e Kosovës.
Nuk e humba kurrë bindjen se drejtësia një ditë do të ngadhënjej. Nga kjo nuk jam luhatur asnjëherë, prandaj kjo ditë po shihet në horizont me fitoren dhe kthimin e bujshëm të presidentit Trump, po edhe mikut tim të çmuar zotit Grenell.
Si asnjëherë më parë unë ndihem optimist se së shpejti do të kthehem në Kosovë, që të filloi nga puna aty ku mbeta. Për këtë jam i bindur, duke u nisur nga besimi i palëkundur që kam në të gjitha shtresat e popullit shqiptar.
Të kuptohemi që kjo nuk është vetëm dëshirë e imja, por e popullit të Kosovës, e shtetit amë në krye me vëllain, kryeministrin Rama, dëshirë e Rajonit, EU dhe SHBA.
Sa i kam munguar Kosovës, familjes sime, po edhe bashkësisë ndërkombëtare e kanë cekur figura të shquara, sikurse ishin personalitetet që merreshin me udhëheqjen e bisedimeve Kosovë Serbi: Borrell, Lajçak, Stano, Grennell etj. pastaj Rama, Pacolli, Isa Mustafa, Lutfi Haziri, baton Haxhiu, Naim Tërnava, Shefqet Krasniqi, Limaj, Haradinaj, e tërë partia ime PD, po edhe të gjitha institucionet të cilat i kisha në dorë.
Me kthimin tim, kuptohet që do të ketë risi, duke u nisur nga përvoja ime të cilën e kam arritur në Hagë.
Aty kisha kohë të mjaftueshme dhe kam menduar gjerë e gjatë duke i analizuar të gjitha veprimet e mia, gjatë kohës derisa isha në krye të shtetit.
Në bazë të këtyre analizave, po betohem se së bashku me presidentin Trump, Grenellin dhe institucionet më të larta të SHBA, do të gjejmë një zgjidhje optimale për Kosovën. Marrëveshja të cilën do ta arrijmë, të jeni të bindur se me asnjë presje, nuk do ta rrezikoi pavarësinë e Kosovës.
Pavarësia e Kosovës do të jetë e garantuar. Pa kurrfarë vonesash do të bëhemi pjesë e EU, NATOS dhe anëtar të OKB. Ky ishte synimi im dhe këtë jam i bindur se do ta arrijmë së bashku.
Dikush mund të pyes se me çfarë çmimi do të arrihen të gjitha këto. Unë prapë po premtoi: Kosovën nuk do ta plasoj në ankand publik, që t´i caktohet çfarëdo çmimi. Atdhe është çliruar me gjak, prandaj nuk mund të paguhet me asnjë çmim. Me bindjen time të plotë ju premtoi se Serbia e askush tjetër, nuk do të na diktojnë se si do të duket liria e jonë.
E vetmja çështje që do të kërkohet nga unë, do të jetë që t´u përmbahem procedurave të marrëveshjeve të arritur deri tash dhe ta marr përgjegjësinë që ato të aprovohen pa vonesa.
Mezi pres që sa më parë të kthehem në Kosovë dhe t´i marr përgjegjësit të cilat i pret populli nga unë, e përfundoi Thaçi deklaratën para mediave.
Mars – Rover (Satirë )