Nga Sherif Ramabaja
Po t´i pyes kosovarët, zgjidhje të problemit nuk do te ketë fare. Ata ëndërrojnë që t´i kthejnë territoret e tyre, së paku deri në Nish. Kjo është ajo që më bënë të çmendem.
I nderuari miku im i çmuar, presidenti i Serbisë Vuçiq.
Së pari ju falenderoj që më keni shkruar dhe u ndjeva i obliguar të ju përgjigjem komplimenteve dhe mendimeve tuaja, për popujt dhe vendet tona të shtrenjta.
Plotësisht pajtohem se duhet të shikojmë dhe të orientohemi nga e ardhmja, kur është në pyetje perspektiva e vendeve dhe popujve tanë. Hedhja e shikimit në të kaluarën na helmon, na mban peng dhe na robëron.
Pajtohem se gjatë Luftës së dytë Botërore dërguat Mugoshën dhe Miladinin që të na ndihmonin në organizimin e luftës për çlirim.
Në shenjë të asaj mirënjohje ne festojmë të njejtën ditë të çlirimit me ju, 29 Nëntorin. Me këtë solidarizohemi me një të kaluar të përbashkët. Kishim një sistem, një parti dhe një ideologji të njejtë.
Për një vendim të tillë, kosovarët më urrejnë mua dhe partinë time. Kjo u vjen sikurse ju Kosovës ia shtoni sufiksin Metohi.
Ata po ashtu më urrejnë t´i quaj Kosovarë, por unë nuk mund t´i bëjë ata Përmetarë, Vlonjat apo Tiranas.
Ju nuk besoni po ata fantazojnë, Kosovën në të ardhmen ta quajnë Dardani. Ju pyes, e dini ju deri ku shtrihej Dardania antike?
Pastaj ata kanë edhe historianin e tyre Buxhovi i cili ballkanin tashmë në librat e tij e emëron Ilirik. Çfarë don të thot kjo?
T´i përvishemi luftës dhe t´i ndjekim kufijtë e Dardanisë dhe Ilrikut të tyre ?
Të zbresim në tokë. Ne edhe sot kemi të tillë që simpatizojnë shtetin dhe popullin tuaj, Rusinë dhe Kinën. Për mua është krejt normale kur dihet se 50 vite jetuam në socializëm, që propagonte një ideologji të tillë.
I nderuari presidenti Vuçiq,
unë dhe Thaçi u angazhuam dhe punuam së bashku me ju, për një zgjidhje optimale për të dyja vendet. Përkundrazi që zgjidhja do të ishte ndoshta e dhimbëshme për dyja palët, po duhet nisur sipas metodave shkencore Vin – Vin.
Po t´i pyes kosovarët, zgjidhje të problemit nuk do te ketë fare. Ata ëndërrojnë që t´i kthejnë territoret e tyre, së paku deri në Nish. Kjo është ajo që më bënë të çmendem.
Ata nuk me duan dhe më akuzojnë, shkaku që unë po angazhohem për Minishengenin Ballkanik. Më bëjnë presion për vijën detare me Greqinë, duke insistuar që të më nxisin në konflikt me Greqinë, duke ëndërruar që ta kthejnë Çamërinë.
Sa i përket mungeses sime gjatë fjalimit të Vjosa Osmanit në kuvend, duhet të ju sqaroi se, e dija përafërsisht se çfarë do të fliste ajo.
Unë po ashtu e dija se ajo është kundër idesë së Minishengenit tonë, po aty kishte edhe diçka që nuk mund të duroja.
Mendoj që në politikë zonja Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë amatorë. Prandaj kjo nuk kishte të bënte fare me ju dhe Serbinë, po krejtësisht çështje e brendëshme, personale.
Jam i mendimit se vështirë do ta kemi pa Thaçin. Me te kisha bashkëpunim vëllazërorë, ideologjik dhe i besonim njëri – tjetrit.
Çka është me rëndësi në Prill në vendin tim, mbahen po ashtu zgjedhjet nacionale.
Po i fitova zgjedhjet, nuk ka kush që me ndalë në vizionin tim. Ju premtoi se jam i gatshëm t´u kundërvihem SHBA-ve dhe zonjës Merkel, kur është në pyetje Minishengeni.
Pajtohem, me Kosovën do ta kemi vështirë derisa nuk kthehet Thaçi në pozitën e tij të presidentit. Nuk di si ia bëjë, po atje më urrejnë ndoshta edhe më shumë se juve. Më ofendojnë, më përulin, më quajnë pro serb, arrogant dhe tradhtar.
Përkundër kësaj unë nuk përkulem. Sa herë që zgjohem në mëngjes, mendoi vetëm në fitore. Çdo ditë e kam luftë t´i realizoi synimet e mia. Nuk dorözohem para sfidave. Shoh një hap tutje, se opozita e vendit tim dhe dy hapa tutje se kosovarët.
Përjetë i juaji, kryeministri i Shqipërisë Rama.