in

Satirë: Kurti në Berlin e poshtëroi Serbinë dhe popullin serb !

Unë nuk isha aty, por nga fjalimi i tij u vërejt se ai e poshtëroi Serbinë. Të gjithë e dëgjuan kur tha se Kosova, nuk do të themeloi Asociacionin.

Ne me kohë e kemi bërë me dije se unë nuk do lejoj poshtërimin e Serbisë dhe të popullit serb, kurse ai deklaron çka ti vjen në gojë.

Derisa unë isha në mbrojtje të Serbisë nga dronët e armikut dhe nuk munda të udhëtoja drejt Berlinit, Kurti mbante leksion para gazetarëve dhe deklaronte: kur Serbia të themeloi Asociacion për hungarezët, boshnjakët, arumunët, romët, turqit, shqiptarët, goranët, egjiptianët, rumunët, kroatët, maqedonët, etj. pastaj mund të diskutojmë për Asociacionin që po kërkoni për serbët e Kosovës.

A s’është ky një tentim për ta poshtëruar popullin serb. Unë kisha pyetur ku është bashkësia ndërkombëtare, ku është EU, ku janë SHBA, ku janë ambasadorët e akredituar në Kosovë e Serbi, ku janë ambasadorët e shengen zonës, ku është NATO, ku është KFORI, ku është UNMIKU, ku është OSBE dhe të gjitha të tjerat.

Si po mendoni që unë të diskutoi me këtë njeri. Si mund unë të lidhi marrëveshje me një person të tillë.

Pse nuk ndërmerrni asgjë që ta flakni nga pushteti. Unë e bëra punën time që kisha për ta bërë. E gradova kryepolicin që e shkarkuan, sepse nuk deshi t´i kryente urdhrat e Kurtit.

E urdhërova policinë e veriut t´i dorëzonte uniformat. E urdhërova Listën serbe t´i dorëzonte mandatet. Për ruajtjen e paqes e urdhërova administratën të largohej nga vendet e tyre të punës dhe gjithçka që ishte në dorën time.

Tash çështja mbetet te ndërkombëtarët dhe ne jemi në pritje se çdo të ndërmarrin. Ne jemi në gatishmëri. Popullin tim unë do ti ofroi mbrojtje, ashtu siç e kam bërë këtë gjithmonë.

 Me këta hapa dua të tregoj se unë me Albin Kurtin nuk mund t’ia dal në krye. Ose ndërmerrni diçka ose gjendja mund të eskaloi dhe unë nuk mbaj përgjegjësi për këtë.

Dikush duhet të jap llogari për një gjendje të tillë. Populli serb është mbështetur për muri. Krejt çka ne kërkojmë është Asociacioni. Pa te ne nuk mund të fillojmë asgjë. Ajo është për ne Alfa dhe Omega jonë. Nëse doni pranojeni nëse doni jepjani flakën.

 Ju mund të më akuzoni mua se po punoi me direktiva të Putinit dhe Rusisë, po unë bëra atë që ishte në dorën time. Topi ndodhet në fushën tuaj. Unë pres zgjidhje ose flakët do na djegin të gjithëve. Mbrapa nuk mund të kthehem.

Ne jemi një komb që kurrë nuk jemi poshtëruar, as  nuk do të poshtërohemi.

Deti u bëftë kos.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Tragjedi në Spanjë, makina përplas për vdekje katër dasmorë

Bugajski: Zbutja e SHBA dhe BE ndaj Vuçiqit do të inkurajojë Beogradin të krijojë konflikte ndëretnike në koordinim me Moskën.”