Sali Berisha
Shkruan: Sherif Ramabaja
Ishte një luftë e pa kompromis: Me vulë, pa vulë. Pa vulë, me vulë. Pikërisht për këtë vulë u desh të organizohej edhe pushtimi i kështjellës.
Luli nuk i dorëzonte, as njërën e as tjetrën. Berisha u desh të organizonte revolucionin, të rebelohej, t´i tregoi dhëmbët, po më në fund arriti ta shpall fitoren dhe të ulej në fronin e kështjellës.
Për këtë u organizua festë kombëtare. Për fat të keq, Luli e kishte fshehur vulën dhe Berisha mbeti si pushtuesi pa trofe.
Pas revolucionit u organizuan seanca gjyqësore. Kishim partinë me vulë, e atë pa vulë. Partia Demokratike u bë mish – mash. Edhe zoti kishte rënë në hall. Ku mbet opozita. Kush e përfaqëson dhe cilit t´ia besoj vulën.
Berisha si burrat njëherë ishte tërhequr nga politika dhe i kishte dorëzuar të gjitha mandatet: si kryetar shteti, si kryeministër, si mjek i diktatorit Enver Hoxha, si deputet, si krye – bashkiak i Tropojës, si kryetar i PD, si enverist, si demokrat, si komunist, si organizator për rrëzimin e diktaturës, si personalitet për pranimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, si personalitet për pranimin e Shqipërisë në NATO, etj. Mendonte se tash, vitet që ende i kishin mbetur, do ta përjetonte kënaqësinë e jetës.
Një natë ra të flinte më herët se zakonisht dhe…. ç´ndodhi ? Iu shfaq engjëlli përpara. O Sali Berisha, malësori i Tropojës, shpëtimtari i Shqipërisë, shpresa e kombit, sa ishe i ri shkoje me kuaj, dhi, derra e gomar, i ushqeje, i kalëroje, i përqafoje, i ushqeje, e pije qumështin e tyre, sikur të ishte i zanave të malit. I përjetove bukuritë natyrore të Tropojës dhe i more njohuritë e para mbi jetën. U bëre mjek i zemrës, ia zgjatje jetën Enver Hoxhës dhe kujdeseshe për shëndetin e popullit tënd…
I ushtrove funksionet më të rëndësishme shtetërore, kurse në momentet kur më së shumti atdheu kishte nevojë për ty, u tërhoqe. Këtë nuk ta falim. Kërkojmë që të ngritesh dhe t´i dalësh zot atdheut.
Përvishju punës dhe prij revolucionit. Ne do na kesh gjithnjë pas. Ti do të jesh prijësi dhe shpëtimtari i shqiptarëve. Mosha nuk loz rol as te ti, as te Biden e as te Trump, megjithëse te Biden jemi skeptik, po qëndron si një mumie i ngrirë.
Berisha nga kjo bisedë i hapi sytë, nuk dinte a ishte fjete, në ëndërr, apo vërtet e përjetonte një dialog të tillë. Sidoqoftë ishte kureshtar dhe filloi t´i kthehej fuqia.
Kështu i lindi kërkesa që ta vazhdonte revolucionin dhe tash e tutje me të gjitha mjetet do ta sfidoi Kristaqin.
Punën ia ngadalësuan SHBA, sepse e shpallën non grata, kurse SPAK nga një akuzë e tillë po e mbajnë në burg shtëpiak.
Megjithatë po flitet se Rama ka gisht këtu, por edhe akuzat ndaj Ramës janë të pafund. Kryesore Berisha tash e fitoi vulën dhe zyrtarisht u shpall zot i kështjellës.
Tash e tutje i mbetet ta udhëheq revolucionin, ta shpëtoi popullin shqiptar nga diktatura socialiste, ose ta djeg Shqipërinë edhe njëherë sikurse në vitin 1997.
Mars – Rover (Satirë)