Mel YLLYRIANI
Rivaliteti i të mëdhenjëve dhe komploti sllav
Synimi për të mbisunduar dhe për të diktuar regjim, thuajse s’kishte e s’ka të ndalur në gjenin njerëzor. Rivaliteti çoi në zanafillën e konfliktit që nga bijtë e Adamit dhe geni njerëzor u bë pjesë e këtij konflikti. Lëre se u bë pjesë e këtij konflikti për rivalitet, por në psikologjinë e tij lindën plasaritje të forta neurotike saqë, për këtë rivalitet, sajoi edhe doktrina besimi.
Ishte dhe mbetet një papjekuri e qenies njerëzore dhe që ngre hipotetizëm gjerë në kujë e që prek kupën qiellore dhe shenjon një sarkazëm të pafund!Të gjithë thirren në liri e baraspeshë të ekzistimit të diversiteteve në komunitetet njerëzore, por kjo ishte dhe është vetëm një slogan hipotetizmi!?Në historinë e njerëzimit, për mbisundim kundrejt tjetrit, njihen si konflikte të forta për të diktuar regjim dhe hierarki pushteti.
Një konflikt i tillë ishin edhe dy luftrat me përmasa botërore dhe komplotet që pollën më pas. Një rivalitet i tillë mes të “mëdhenjëve” la pasoja edhe në kontinetin që mban emrin e njërës nga hyjneshat e antikitetit pelazgo-ilir, të hyjneshës Europa. Dy herë konflikt luftrash për mbisundim dhe më pas justifikim se kush ishte fajtori?!
Në gadishullin Ilirik, gjërat rrodhën edhe më keq seç mud të mendohej. Sapo kishte thyer qafë e ashtuquajtura “perandori osmane” nga ky gadishull, pinjollët e ilirianëve u gjetën para një akti të kryer, sepse “osmanllinjët” kishin lënë pinjollët e vet-sllavët, me pëlqimin e aktorëve që ishin edhe motivuesit e këtire konflikteve. Sllavët mezi pritën për të vazhduar krimin dhe asgjësimin ndaj popullit autokton të Gadishullin Ilirik.
Me mbarimin e Luftës së parë Botërore, që shënoi përplasje të fortë të të gjithëve kundër të gjithëve, në Gadishullin Ilirik solli komplote të reja që për autorë kishin dhe vazhdojnë të kenë sllavët e ardhur nga stepet e Rusisë. Justifikimet e sllavëve, për konfliktet në fjalë, në Gadishullin Ilirik ishin dhe janë se ne ndjekim dhe asgjosojmë mbetjet e perandorisë osmane, lexo: autoktonët e këtij gadishulli. Për të qenë të besueshëm para diplomacisë injorante të kohës, sllavët, sajuan dhe sajojnë ekuacionin që u shërbeu dhe u shërben si një mekanizëm për të asgjësuar popullin autokton në këtë pjesë të Europës, duke e shpallur veten si “ruajtës dhe kultivues të qytetërimit të këtij kontineti”!?
Është një sarkazëm i fortë që vetëm sllavëve dhe diplomacisë naive të Europës mund t’ju shkojë për shtati, sepse kriminelët i shpallin si shpëtimtarë dhe, popullin vendas-pinjollët e ilirianëve i shpallin fajtor për mospasje “rendi e qetësie” në këtë territor.
Përmes ekuacionit, të sipërpërmendur, sllavët sajuan shtetet e tyre mbi shtatin e Ilirisë. Pas Luftës së parë Botërore, u trand mali dhe polli një mi; u sajua shteti serbo-kroato-slloven, por që ishte shtet ekskluzivisht serb dhe krimogjen, kohë kjo kur pinjollëve të ilirianëve iu mvesh atributi “mbetje të perandorisë së osmanllinjëve-mongolëve dhe u hartuan projekte për asgjësimin dhe dëbimin e tyre.Me të përfunduar konflikti i Luftës së Dytë Botërore, kësaj radhe u trand mali dhe polli më shumë minjë në Gadishullin Ilirik, u sajuan shtete të paqenë më parë dhe u bekuan nga diplomacia që ishte dhe është e verbër. Pronoi që të legjitimonte shtete fantazmë edhe pse i kishin themelet e tyre mbi krimet e kryera ndaj autoktonëve, kjo nuk e prekte ndërgjegjen e Eropës “hyjneshë”. Të ardhurit nga stepet e Rusisë vazhduan që ta përdorin levën e tyre, duke i fajësuar vendasit si bashkëpunëtorë të fashizmit. Me këtë thurrën justifikimin më neurotik që mund të pjellë truri njerëzor. Më pas, lëre se i ndanë i e copëtuan autoktonët, krijuan mekanizmin e shantazhimit kundrejt tyre dhe sajuan kontestin për të mohuar kontekstin e logjikës së gjërave. Me këtë, autoktonët-pinjollët e ilirianëve, i vunë para një statuskfoje si krishtin të farkëtuar në kryq dhe të shpallur fajtor.Kjo amulli ua shplau trurin pinjollëve të ilirianëve dhe krijoi diversitete të mëdha në mesin e tyre, saqë, edhe sotë e gjithë ditën këta pinjollë po meren me imtësira që nuk çojnë peshë në proceset e gjithëmbarshme.