in

Sanije Ahmeti qëllon me plumba fotografinë e Virgjëreshes Mari me Krishtin foshnje

20 Minuten

“Absolutisht, marrëzi”: Shefja e Liberos, Sanije Ameti qëllon në foton e Virgjëres Mari me Krishtin foshnje.

Sanija Ameti (32), politikane e GLP-së dhe drejtuese e Lëvizjes Libero, ka shkaktuar shumë emocione me një postim në Instagram. Në postim, Ameti ka treguar se si ka shkrepur mbi një foto të Virgjëreshës Mari dhe Jezusit foshnje.

Ajo ka postuar dy foto nga ngjarja. Në foto mund të shiheshin disa vrima plumbash. Ameti, e cila në kohën e lirë i pëlqen sportet me qitje, ka shpjeguar se ky aktivitet është një mënyrë për të për t’u çlodhur dhe për të larguar stresin.

Për gjuajtjen nga 10 metra, ajo ka rastisur të ketë në dorë katalogun e artit nga shtëpia e ankandeve Koller, i cili përmbante foton në fjalë të Virgjëres MAri me Krishtin foshnje. 32-vjeçarja më vonë kërkoi falje në Instagram se nuk i kushtoi rëndësi përmbajtjes fetare të fotos. “Më duhej vetëm një motiv me pamje të madhe.”

Pasi “Blick” e pyeti për shkeljen e mundshme të ndjenjave fetare, Ameti kërkoi menjëherë falje dhe e fshiu postimin. Në faljen e saj publike në Instagram, ajo vazhdoi: “Më vjen shumë keq nëse lëndova dikë me këtë”.

Maria dhe Jezusi janë gjithashtu të nderuar edhe në IslamAjo e përshkruan sjelljen e saj si të pakujdesshme dhe “absolutisht budallaqe”. Ajo theksoi se nuk kishte synuar qëllimisht asnjë simbol fetar dhe kërkoi falje nga këdo që ndihej e lënduar nga veprimi i saj.

Sidomos meqenëse Maria dhe Jezusi janë të nderuar jo vetëm në Krishterim, por edhe në Islam, shumë njerëz mund të ishin ndjerë të prekur./20Minuten

Shtetasi shqiptar kërcënoi me vrasje oficerët dhe bërtiti në gjuhën arabe “Allahu Akbar”

Kur Fatmir Sheholli ishte i bindur se forcat serbe të Miloshevicit nuk po kryenin asnjë lloj gjenocidi në Kosovë